• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Air Albanian pas pak ditësh në aeroportin e Kukësit me çunat e Londrës”

by A R
08/04/2021 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke folur në aktivitetin Këndi i fjalës në Gjirokastër, kryeministri Rama tha se, “është e domosdoshme që ne të vazhdojmë me këmbëngulje përpara dhe mos lodhemi, mos dorëzohemi sepse punët për t’u bërë janë të mëdha. Ama dhe mundësitë që kemi sot janë të mëdha. Janë shumë më të mëdha se ç’ ishin përpara disa vitesh”.

“Deri përpara disa vitesh nuk mund të imagjinohej që një kompani aq e madhe sa ajo që po vjen të investojë në portin turistik të Durrësit, një nga portet më të mëdhenj turistik të Mesdheut do të jetë në pak vite, do i qasej Shqipërisë”, tha Rama.

“Nuk mund të imagjinohej se dy kompani të mëdha si ato që kanë ardhur tanimë dhe janë në marrëveshje me ne për të ndërtuar dy vepra të mëdha si Skavicën dhe transformimin e TEC-it të Vlorës në një impiant me gaz të lëngshëm do vinin disa vite më parë dhe do futeshin në mes të një xhungle siç ishte sistemi ynë energjetik”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë që sot futja e tyre bën që ne ta shohim ta afërt jo të largët perpsektivën që Shqipëria të bëhet eksportues neto i energjisë. Duke pasur parasysh edhe një tjetër investim të madh në dy pjesë Parkun e ri Fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh me energji diellore në rajon që ka filluar punën dhe Parkun tjetër Fotovoltaik, Parkun me energji diellore të Spitallës”, tha Rama.

“Të gjitha këto janë pjesë e një mozaiku që po fillon të bashkohet, së bashku me aeroportet”, theksoi Rama.

“Menduan që do bllokonin vaksinat, menduan që do bllokonin hapjen e aeroportit të Kukësit që do të jetë pas pak ditësh. Ai aeroporti për të cilin më përqeshnin edhe më tallnin mua që këto janë 3D. Pas pak ditësh do të ulim “Air Albanian” atje me çunat e Londrës, me ata që kanë sharë më shumë në Facebook, që u bëj thirrje të fillojnë të prenotojnë dhe të tregojnë ato sharjet. Kush ka sharë më shumë të vij dhe të ulet në Kukës, ta shohë vetë 3D atje”, tha Rama.

“Ndërkohë”, shtoi Rama, “mbarojmë negociatat sipas ligjit, firmosim kontratën për të filluar punën për aeroportin e Vlorës pas shumë mundimesh, për shkak të pandemisë, për shkak të historive të tjera që ndodhin që s’i ke në dorë”.

“Sapo të nënshkruajmë kontratën do të hapim garën për aeroportin e Sarandës dhe do ta bëjmë Shqipërinë me 4 aeroporte. Ndërkohë që në aeroportin e Tiranës fillojnë investimet për pistën, që të garantojë fluturime edhe përtej Oqeanit me “Air Albania”, por edhe me linja të tjera, dhe për terminalin e ri”, tha Rama.

“Janë të gjitha projekte që tani thjesht dhe vetëm janë për t’u realizuar, dikush në realizim e sipër, dikush në fillim. Si do lihen të gjitha këto tani të fillojë përsëri historia nga e para, të fillojë prapë tallavaja nga e para”, u shpreh Rama.

/a.r

Next Post
Kushi: Politikat e MASR në mbështetje të komunitetit rom

Kushi: Politikat e MASR në mbështetje të komunitetit rom

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In