• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Air Albania”, Kryeministri publikon se si do të duket linja ajrore shqiptare

by Java News
22/11/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook, atë që duket të jetë një ilustrim përfundimtar i dizajnit që do të mbajnë avionët e linjës ajrore shqiptare që pritet të ngrihet së shpejti.

Linja do të quhet “Air Albania” dhe dizajni shpreh motivet e flamurit kombëtar, duke i ndërthurur me elementë si krahët e Shqiponjës të vendosur në bishtin e avionit. Pranë derës së parë të avionit, pranë kabinës së pilotëve, dallohet edhe flamuri shqiptar, një pozicionim i ngjashëm me atë të disa linjave si “Air Asia” e Malajzisë, ndërkohë që ‘Turkish Airlines” e ka të pozicionuar flamur në mes të trupit të aeroplanit.

Duke parë specifikimet e aeroplanit, SCAN ka mësuar se modeli me shumë gjasa i përket atij të Airbus A320-200, model shumë i përdorur edhe nga kompani turke, e cila ka aktualisht në flotën e saj rreth 24 avionë të tillë. Aeroplani ka një kapacitet maksimal prej 153 pasagjerësh, prej ku 12 vende janë në klasin e parë. Kostoja e këtij modeli llogaritet në rreth 94 milionë euro.

Gjatë verës, kryeministri Rama, kishte njoftuar se fluturimet do të nisnin brenda këtij viti, lajm i cili ishte konfirmuar nga “Turkish Airlines”, që po asiston qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase.

Megjithatë, duket se me përfundimin e dizajnit, avionët që do të përdorë flota do të bëhen gati shumë shpejt për operim.

Kompania vendase do të kryejë fluturime nga Rinasi drejt rajonit dhe vendeve të tjera të botës. Bashkëpunimi me “Turkish Airlines” është cilësuar një një mundësi e madhe për sukses nga drejtuesit e linjës turke. Kryetari i bordit ekzekutiv, Ilker Ayci u shpreh se pritshmëritë janë që “Air Albania” të përfitojë nga reduktimi i operacioneve të kompanive italiane në Shqipëri, duke krijuar një mundësi të lartë biznesi për këtë partneritet strategjik.

Kjo linjë pritet të operojë fillimisht me çmime normale, pra jo low-cost, pasi siç është shprehur më parë Rama, kontrata koncesionare me aeroportin e Rinasit, pavarësisht rinegocimit e ka bërë të vështirë futjen e kompanive low-cost. Krahas çmimeve për udhëtimet dhe destinacioneve që do të ofrohen, gjithashtu pritet të zbulohen edhe detaje mbi numrin e stafit që do të punësohet dhe plani për rritjen e zgjerimin e kompanisë.

Paralelisht, ngritja e linjës ajrore vendase do të shoqërohet nga një tjetër projektmadhor, ai i ndërtimit të aeroportit të ri rajonal të Vlorës, i cili pritet të nxisë më tej turizmin, duke lehtësuar ardhjen e të huajve që duan të vizitojnë Jugun e vendit.

Tregu ajror në vend ka shënuar rritje mbresëlënëse vit pas viti, ndërsa në fund të muajit Shtator numëronte mbi 2 milionë pasagjerë, ose 24.6% më shumë se një vit më parë. SCAN

ma.me

Next Post
Asensio i jep ultimatum Zidane: Do të iki

Asensio i jep ultimatum Zidane: Do të iki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In