• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai ishte kasapi i Ballkanit”/ Aurita letër të hapur aktorit me famë botërore: Mos e prano rolin e Millosheviçit, është puro…

by Java News
27/07/2020 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ktorja e njohur nga Kosova, Aurita Agushi i ka dedikuar një letër të hapur aktorit të njohur, Harvey Keitel. Këtij të fundit thuhet se i është propozuar që të luajë rolin e komandatit Sllobodan Millosheviç në një film (prodhim serb) që do të tregojë historinë e të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”. Në letrën e saj, aktorja i kërkon Keitelit që të mos e pranojë rolin, pasi ishte thjesht një propagandë e pastër serbe me qëllim lëndimin e një populli të tërë.

“Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit. Ju lutem mos e bëni, sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë, të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar. Frika ime më e madhe gjatë luftës ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte,”-shkruhet ndër të tjera në letër. 

LETRA E PLOTË:

I dashur Harvey Keitel, po dëgjoja lajmet e RTK-së sonte, dhe emri yt u përmend për një angazhim të mundshëm tuajin në një film propagandues serb, për të ashtuquajturën shtëpi inegzistence “Shtëpia e verdhë“, ku kinse shqiptarët kanë kryer krime mbi popullatën civile serbe.

Realiteti është krejt ndryshe i dashur Harvey. Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit . Unë e di që mua nuk më takon të të them se çfarë të luash e çfarë jo. Por tani bëhet fjalë për një puro propagandë të shtetit serb. Shumë i dashur Harvey, une jam aktore vetë, dhe shpesh herë keni qenë inspirim për mua. Por ju lutem shumë mos e bëni një gjë të tillë, sepse do ta lëndonit një popull të tërë. Do ta lëndonit një popull i cili i rrezikohej nga spastrimi etnik. Ju lutem mos e bëni, sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë, të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar . Do t’i lëndonit mbi 20.000 gra të dhunuara. Do t’i lëndonit 1653 familjet e personave të pagjetur që ende nuk e kanë një varr ku ti qajnë të afërmit e tyre . Gjatë gjithë luftës kam qenë në Kosovë, dhe e dini cila ka qenë frika ime më e madhe i dashur Harvey ?! Jo nga vdekja, sepse në luftë njeriu edhe mund të vritet, por frika ime më e madhe ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte.

Ju kujtoj i dashur Harvey që NATO intervenoi në vitin 1999 që ta shpëtoj një popull nga spastrimi etnik , dhe që të mos përsëritej një Srebrenica e dytë . Andaj shumë i dashur Harvey të lutem mos e bëj, sepse nuk të bën aspak nderë një film propagandues i një regjimi që bëri tre lufta brenda 10 viteve në Ballkan duke lënë me qindra mijëra varre pas vetes. Me përulësi Aurita Agushi aktore nga Kosova.

g.kosovari

Next Post
Paralajmërimi: Italia mund të përballet me valën e re të koronavirusit që në gusht e jo në…

Paralajmërimi: Italia mund të përballet me valën e re të koronavirusit që në gusht e jo në...

Comments 1

  1. Sandra says:
    6 years ago

    po te ishte gjalle Miloshevici do te ishte nue mik o qmuar i Edi Rames

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In