• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ai ishte i fortë…” Rrëfimi prekës i familjarëve për vetëvrasjen e djalit 16-vjeçar

by A R
01/12/2016 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm familjen Karaj në rrethin e Dibrës. Djali i tyre 16- vjeçar, V. Karaj, është vetëvarur.

Ka qenë vëllai i tij që e ka gjetur të varur në haurin e bagëtive. Sipas Policisë, vetëflijimi ndodhi në fshatin Sdojan të Dibrës. Ka qenë ora 05:00 kur vëllai më i madh në moshë ka dalë nga shtëpia për parë ku ishte i vëllai, pasi krevati ku ai flinte gjumë ishte bosh.

Sapo futet në stallën e bagëtive, e gjen të varur në trarët e saj, ndërkohë poshtë këmbëve kishte vendosur një bidon që familja Karaj e mbante për të mbushur ujë. I tmerruar, ai ka njoftuar dy prindërit dhe pastaj edhe Policinë e Dibrës.

Brenda pak minutave, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Nga hetimet e para Policia nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, përveç dëmtimeve që litari ka shkaktuar në fytin e 16- vjeçarit.

Zyrtarë të Komisariatit të Policisë Peshkopi u shprehën se familja Karaj kishte një jetë normale, ndërkohë ajo kishte marrë me qera një lokal në qytetin e Peshkopisë, të cilin e administronin dy vëllezërit bashkë me prindërit e tyre.

“Mbrëmë, janë shprehur prindërit para Policisë, mbyllëm lokalin si çdo natë tjetër. Erdhëm në shtëpi dhe rreth masantës u shtrimë për gjumë. Rreth orës 05.00 u ngritëm për të udhëtuar drejt Peshkopisë, për të hapur lokalin. Për çudi Visnjolin nuk ishte në krevatin ku flinte zakonisht. Dera e shtëpisë ishte e hapur. Nisëm të kërkojmë. Djali i madh vajti te hauri. Doli duke bërtitur. Visi është varur, thërriti. Shtangëm të gjithë. E gjetëm pa frymë”, janë pohimet e para të prindërve, raporton “Panorama”.

Të pyetur se a kishte shfaqur probleme, familjarët thonë se ai kishte tentuar dy-tri herë të emigronte drejt Italisë, por për mungesë dokumentesh dhe të hollash ishte kthyer në vendlindje.

“Nuk kemi qenë keq nga gjendja ekonomike dhe Visnjoli bënte një jetë normale. Ishte shumë i shkathët dhe punonte shumë. Kurrë nuk e kishim menduar se ai do të gabonte kaq rëndë. Një forcë e mbinatyrshme e ka shtyrë të vetëvaret”, janë fjalët e prindërve gjatë ceremonisë mortore.

“Viktima dyshohet se ishte vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjekoligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Më datë 30.11.2016, rreth orës 05:30, njoftohemi nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V.K., 16 vjeç, nga fshati Zdojan, Dibër.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se viktima dyshohet se ishte vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij”, sqarojnë burime pranë Policisë Dibër.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjekoligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar. Eksperti mjekoligjor, gjatë këqyrjes së trupit të viktimës, nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër, përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar./a.m.

Next Post
Cavani 100 gola me PSG

Cavani 100 gola me PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

Përplasje në grupin e PD/ Zbardhen debatet me dyer të mbyllura për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”: Jemi bërë si film, ‘edhe akullore edhe çokollatë’

February 2, 2026
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

February 2, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 2, 2026
“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

“Me një karrierë të pasur si arkitekte”, Balluku prezanton drejtuesen e re të Institutit të Ndërtimit

February 2, 2026
5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

5.4 milionë euro për Ambasadë në Londër, Shqipëria nis procedurat për blerjen e pronës

February 2, 2026
PD tërhiqet nga mosbindja civile? Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për Buxhetin

Përbërja e Komisioneve/ “Përçahet” grupi i PD-së? Berisha: Kryesia do vendosë…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In