• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ai gishti i mesit i Këlliçit, është e njëjta arrogancë që tregon çdo herë që flet

by Carlo Bollino
25/04/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nuk i beson syve, kur sheh atë foto me të cilën ka mbushur kryeqytetin me gishtin e mesit drejtuar kujt është përballë. Edhe unë që mendoj se Belind Këlliçi është një djalosh pa asnjë bagazh kulturor, i shndërruar në një klon të çfarëdoshëm të Sali Berishës që klonon këdo që i afrohet, besova se mund të ishte një fotomontazh. Domethënë, as unë nuk e mendova se ishte e mundur. Por në fakt është mëse e vërtetë! Belind Këlliçi beson se mund të fitojë votën e shqiptarëve duke i sharë. Një gjest që nuk ka nevojë për asnjë interpretim për t’u kuptuar, edhe nëse ai ka tentuar ta sfumojë si bëhet me skena porno kur transmetohen jashtë ambjenteve të mbrojtura. Një akt përbuzje totale ndaj kujtdo që e sheh dhe si rrjedhojë edhe ndaj kujt, me të ngjarë, e voton. Ja pse mjiëra dhe mjëra njerëz, duke perfshirë komunitetet fetare, institucionet e pavarura dhe shumë mbeshtetës politikë të tij, u skandalizuan.

Por pas habisë së fillimit, erdhi reflektimi dhe në fund qartësia se në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u çuditur. Këlliçi bën kështu, se kështu bën Sali Berisha prej 31 vitesh, pra në këtë mënyrë e ka mësuar të veprojë babai i tij politik. Berisha përherë përbuz atë që i del përpara, duke ”respektuar” (sa për të thënë) vetëm shërbëtorë që e ndjek pas. Berisha përdor prej 31 vitesh gishtin e mesit (një gjest as shqiptar) çdo herë që ofendon, që kërcënon, që gënjen, çdo herë që urren këdo që nuk bëhet shërbëtor i verbër i tij. Këlliçi bën si ai. Nuk e ngre gishtin e mesit vetëm nga një pankartë zgjedhore, se deri aty as Berisha nuk ka arritur. Por ngre gishtin e mesit sa herë që gënjen, që premton atë që nuk mund të realizojë, sa herë shpif.

Belind Këlliçi ngre gishtin e mesit sa herë betohet para pubblikut se ka dëftesë pjekurie edhe pse e di shumë mirë që nuk është e vërtetë. Ngre gishtin e mesit kur premton një tunel që e di se nuk mund ta ndërtojë. Ngre gishtin e mesit kur thotë se mund të ofrojë autobusë falas për të gjithë edhe pse e di se nuk i ka fondet për ta bërë. Ngre gishtin e mesit kur premton të ulë taksat edhe pse e di se nuk është e mundur pa i hequr një shërbim tjetër qytetarëve. Ngre gishtin e mesit kur gënjen në Parlament, apo kur bën fotografi krenar para një muzeu që i ka vënë flakën, sikur të ishte një gjest civilizimi dhe jo një akt dhune talebane.

Këlliçi dhe bashkë me të Sali Berisha ngrenë gishtin e mesit në fytyrë të shqiptarëve të gjitha herët që nuk tregojnë respekt, sa herë nuk respektojnë inteligjencën dhe kulturën e atyre që nuk e mendojnë si ata. Dhe me atë gjest vulgar mendojnë se janë më të mirë se të gjithë. Për këtë arsye prej vitesh tashmë humbin zgjedhjet, dhe për këtë arsye do të vazhdojnë t’i humbasin përsëri. Për Sali Berishën ndoshta është vonë edhe anagrafikisht të rekuperojë, po kushedi se një ditë Belind Këlliçi, duke u rritur, do të konvertojë më në fund votat e tij të bukura universitare në kulturë të vërtetë, do të ulë gishtin e mesit dhe do të nisë të respektojë të tjerët. Ndoshta vetëm nga ajo ditë e tutje edhe ai mund të ëndërrojë të fitojë.

Next Post
“Si mund të pranojë një shqiptar kandidat nga zorra qorre”/ Rama në Divjakë: Puna i ka thënë të gjitha ato që duheshin

“Si mund të pranojë një shqiptar kandidat nga zorra qorre”/ Rama në Divjakë: Puna i ka thënë të gjitha ato që duheshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

Rikthimi i Shkollës së Aviacionit, ja cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë!

October 30, 2026
Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

October 30, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

October 30, 2026
Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

October 30, 2026
Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In