• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai burri do ua fusë gozhdën e trarit”, Salianji sherr me Naçon: Mos u sill si kryetar kooperative. Mund t’ju ngulet dhe juve

by Java News
30/04/2024 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debate mes kryetarit Nasip Naço dhe deputetit të PD-së Ervin Salianji. Kjo ndodhi, pasi Salianji ka kërkuar që të diskutohet për ngjarjen, ku bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj goditi me gozhdë vartësin e saj, Eri Koshaj.

Salianji kërkoi reagim nga ana e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në lidhje me këtë ngjarje. Mirëpo, Naço ka ndërprerë fjalën e deputetit demokrat, duke thënë se kjo çështje nuk është në rendin e ditës.

“Mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni”, tha Salianji, teksa i ka thënë Naços që mos ia ndërpresë fjalën sikur të jetë një kryetar kooperative.

Ndërsa, në lidhje me këtë Naço ju përgjigj Salianjit: “Nëntë herë ju ka mundur dhe prapë do ju mundë, qetë-qetë, gozhdë trau do iu fusë të gjithëve”, referuar ministrit Balla.

Debati:

Ervin Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet. Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

Nasip Naço: Të lutem do të na lësh të vazhdojmë

Ervin Salianji: Nuk të shqetëson kjo ty? Të shqetësojnë adresat

Nasip Naço: Sipas rendit të ditës

Ervin Salianji: Rendin e ditës e përcakton shqetësimi i publikut. Nuk është rendi i ditës adresa.

Nasip Naço: Po bëtë kooperativë

Ervin Salianji: Po ta kam thënë pra mos u sill si kryetar kooperative. Unë ta kam thënë

Nasip Naço: Po bëtë kooperativën kështu do të rri si brigadier

Ervin Salianji: Mos u sill si kryetar kooperative në komision

Nasip Naço: Të lutem

Ervin Salianji: A keni ju shqetësim për këtë çështje apo jo

Nasip Naço: Zonja Dhima…

Ervin Salianji: Prit se ka diskutim, nëse ministri nuk do që të flasë…

Nasip Naço: Po ministri ta ka dhënë përgjigjen 20 herë. Të flasë zonja Dhima pastaj. Nuk mund të flasë gjithë ditën

Ervin Salianji: Më lër ta mbyll

Nasip Naço: Jo nuk ke për ta mbyllur

Ervin Salianji: As ti nuk ke për ta vazhduar. Ore pse shqetësohesh (i mbyllin mikrofonin)

Nasip Naço: 9 herë ju ka mundur, edhe sërish do ju mundë, qetë-qetë gozhdë trau do t;ju fusë të gjithëve

Ervin Salianji: Ore ti zotëri më jep të mbaroj fjalën

Nasip Naço: Do e mbarosh?

Ervin Salianji: Ju mund të bëni çdo lloj cirku. Të fusim në rendin e ditës diskutimin për gjendje katastrofë të kriminalitetit në vend dhe për dy çështje. Nuk jemi për çështjen e gozhdës, por për vetting. Nëse e kanë shqetësim kolegët e PS ta kthejmë fokusin këtu. Nëse nuk është shqetësim. Është më e rëndë thika dhe gozhda se sa fjala./m.j

Next Post
“Kreu i SPAK do thirret në Komisionin e Ligjeve”/ Noka: Do e hash shumë shpejt! Naço: E dashuroni Dumanin. po ule zërin Flamur

“Kreu i SPAK do thirret në Komisionin e Ligjeve”/ Noka: Do e hash shumë shpejt! Naço: E dashuroni Dumanin. po ule zërin Flamur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In