• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ai as nuk e di se çfarë është kompjuteri”, flet vëllai i të akuzuarit për grabitjen e Prokurorisë Durrës

by Java News
03/06/2018 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët e Besnik Bushit, njërit prej dy personave të arrestuar për vjedhjen dhe bastisjen e Prokurorisë së Durrësit, mohojnë që 54-vjeçari të jetë autori i ngjarjes.

 Vëllai i tij, Dilaver Bushi, thotë se ka alibi të fortë që i vëllai nuk është autori i vjedhjes. Sipas tij, ai, Besniku dhe nipi i tyre ndodheshin në bregdet për të gjuajtur peshk natën që u bastis Prokuroria. Ai thotë se për të vërtetuar deklaratat e tij, Policia duhet të shikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”. Dilaveri thotë se vëllai i tij po mbahet në burg dhe po akuzohet padrejtësisht, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen e 24 majit kur u bastis Prokuroria e Durrësit.

“Vëllai im është i pafajshëm dhe po mbahet padrejtësisht i arrestuar për bastisjen e Prokurorisë. Besniku nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe këtë e them me bindje të plotë. Jam shumë i sigurt për pafajësinë e tij, pasi të dy ishim në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur për peshk natën që ndodhi ngjarja. Natën e bastisjes së Prokurorisë, unë, im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Nëse nuk më besoni mua, nuk besoni tim vëlla e personat e tjerë, atëherë Policia të verifikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”.

T’i verifikojnë dhe të mos mbajnë njerëz të pafajshëm në burg duke u shkatërruar jetën dhe familjen”,- shprehet Dilaver Bushi, vëllai i Besnik Bushit. Sipas Dilaverit, vëllai i tij nuk kishte as arsye për të kryer një akt të tillë. “Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë. Besniku nuk e di ç’janë kompjuterët e serverët fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qira është pa drita. Ka që nga janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat i ka në shkollë dhe familja nuk ka për të ngrënë”, thekson më tej ai, duke shtuar se nuk kanë më besim te drejtësia. “Me drejtë- si ai del vetë nga burgu.

Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje, por nga çfarë po shohim deri tani, nuk ka drejtësi. Nëse do të kishte drejtësi, Besniku nuk do ishte në burg tani. Atë drejtësia po e bën kokë turku”- thotë i vëllai. Siguria e Prokurorisë dyshohet se u thye nga Besnik Bushi 54 vjeç, Artur Isa 49 vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena, roja që kishte pesë ditë në punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen e memories elektronike të Prokurorisë dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Asnjë prej tre të arrestuarve nga Policia nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në bastisje, midis tyre edhe roja i institucionit.

Në masën e sigurisë, Prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurmë të një gishti unaze dhe një gishti të madh të secilit prej tyre janë gjetur. Prokuroria e Durrësit arriti të identifikonte nëpërmjet shenjave të gishtërinjve dy autorët e dyshuar të vjedhjes në institucionin e Akuzës. Sipas prokurorit të çështjes Pali Decolli, shtetasit Artur Isa dhe Besnik Bushi kishin lënë shenja në ambientet e zyrës së prokurorit të Task-Forcës, si dhe mbi kapakun plastik të serverit të kamerave të sigurisë. “Rezulton se në orën 6:30 të mëngjesit të 24 majit, janë dëmtuar kamerat e sigurisë, ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, është hapur dera e server të IT-së. Janë gjetur 13 gjurmë kapilare. Gjurmët e gishtërinjve i përkasin Artur Isas dhe Besnik Bushit”, bën të ditur Prokuroria ./Panorama/b.d

Next Post
Prej 26 vitesh emigrant, gjyshi shqiptar kusht vajzës: Mësoi djalit shqipen!

Prej 26 vitesh emigrant, gjyshi shqiptar kusht vajzës: Mësoi djalit shqipen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In