• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Taksa e qarkullimit nuk ndryshon, shkon për qëllime të tjera

by Java News
04/04/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksa e qarkullimit, që vilet aktualisht në shitjen me pakicë të naftës në nivelin 32 lekë për litër me gjithë TVSH, nuk do të ndryshojë edhe pas vënies së taksës në Rrugën e Kombit, – tha sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Diskutimi mbi taksën e Rrugës së Kombit në Komisionin e Ekonomisë ka nisur pa praninë e opozitës.

“Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike”, tha ministri Ahmetaj.

Ai tha se rruga është e papërfunduar dhe se duhen edhe 200 milionë euro për mbylljen totale të saj. Në segmentin e dytë mungojnë masa mbrojtëse. Në segmentin e tretë mungojnë urat. Sipas ministrit Ahmetaj, gjeneza e kontratës koncesionare fillon me VKM 874, në 2011 për përcaktimin e autoritetit kontraktues për mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë.

Për transparencë, procesi ka filluar që në 2011. Ahmetaj tha se konsulenti paraqiti tre skenarë, për kryerjen e investimeve në rrugë. Kontrata është bërë efektive më 9 shtator 2017 dhe është firmosur nga ministri Sokol Dervishaj. Kontrata bazohet në skenarin 1 të IFC. 5.3 dhe 5.9 euro për një makinë pa TVSh, qeveria jonë arriti një marrëveshje 5.5 euro me TVSH.

“E kemi të domosdoshme të kthehemi në historik të rrugës. Ajo rrugë është e papërfunduar dhe ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Nga të cilat 300 milionë janë të vjedhura, ku Lulzim Basha ishte kryesori.

Të ardhurat nga projekti, përllogaritjet janë mesatare, 12.6 milionë, teksa dyshemeja vjetore e të ardhurave nga koncensionari është 9.4 milionë euro. Qeveria do të plotësojë shumë nën 9.4 milionë euro që mungon nga trafiku garantuar. Ministri i Financave tha se të ardhurat në buxhet nga kontrata e koncesionit do të jenë 71 mln euro.

Deputeti Erion Brace tha se ndërtimi i rrugës nuk e ka zbutur varfërinë në Kukës. “Nuk më rezulton se përmbush qëllimin, si në turizëm ashtu edhe në ekonomi. Varfëria në Qarkun e Kukësit nuk është ulur. Duhet ta kishit bërë kohë më parë komunikimin me median, njerëzit dhe deputetë, të kërkoni ndjesë. Rruga ka marrë karakter urban. Banorët duhen të përjashtohen nga taksa”, tha më tej kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe./monitor/ma.me

Next Post
Procedohen 3 protestues, bllokuan qarkullimin dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 3 protestues, bllokuan qarkullimin dhe prishën qetësinë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In