• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Rritja ekonomike do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë të mazhorancës

by Java News
04/04/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp shprehu bindjen për marrjen e një mandati të dytë qeverisës, ndërsa foli edhe për rritjen ekonomike. “Vijimi i reformave në mandatin e dytë të qeverisjes nga Partia Socialiste do të çojë në një rritje ekonomike prej 5.5 % në fund të vitit 2021”, tha ai. Bazë, për këtë rritje ekonomike mesatarisht 4.5 % në katër vitet e ardhshme, tha ministri Ahmetaj, është rritja ekonomike prej 3.46 % në fund të vitit 2016, si dhe vijimi i reformave si ajo në drejtësi.

“Dua të theksoj se rritja ekonomike prej 3.46% është shumë, krahasuar me çka e nisëm, e katërfishuam rritjen ekonomike, ndërkohë që e gjetëm të falimentuar me pamundësi për të paguar detyrimet. Sot buxheti i shtetit del me sufiçit primar dhe ka filluar ulja e borxhit dhe do të vijojë drejt 45 % në fund të mandatit tonë të dytë”, deklaroi ai.

Sipas tij, reforma në drejtësi është kyçe dhe ata që e pengojnë zbatimin e saj, pengojnë rritjen e mirëqenies e punësimin e qytetarëve. Por, ministri Ahmetaj pohoi se çdo situatë artificiale e cënon rritjen ekonomike. “Ajo që ndodh te çadra sërish e dëmton imazhin e besimin e aktorëve ekonomike të ekonomia, cënon rritjen ekonomike, mirëqënien e punësimin”, theksoi ai.

Ministri Ahmetaj po ashtu bëri të ditur se ka përfunduar vlerësimi i ofertës së pakërkuar për ndërtimin e rrugës së Arbrit nga kompania dhe dje mininistria e Financave ka miratuar edhe futjen e investimit në buxhetin afatmesëm. Në këtë mënyrë, sqaroi Ahemtaj, i hapet rruga vendimmarrjes për bonus nga kompania.
“Qarku i Dibrës do të ketë një nga kantierët më të mëdhenj shumë shpejt”, siguroi ministri Ahmetaj.
Ministri foli po ashtu edhe për rritjen e pagës minimale. Sipas tij, brenda dy javëve do të ketë një vendim, por tha ai, rritja nuk do të jetë 27 mijë lekë sa ç’është kërkuar. “Do të ketë një rritje, jo për efekt të kontributit por është e lidhur me konkurueshmërinë në rajon dhe produktivitetin e forcës së punës”, tha ministri.

Ai po ashtu dha një lajm të mirë për të gjithë fermerërt, pasi tha që do iu falen gjobat e viteve 2011-2016-të.

ma.me

Next Post
Vrau gjyshen në Durrës, kush është nipi vrasës Ersid Curri

Vrau gjyshen në Durrës, kush është nipi vrasës Ersid Curri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com