• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj prezanton skemën e re: Fermerët mund të shesin me para në dorë deri në 30 mijë lekë

by Java News
02/05/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj prezantoi të hënën paketën me masat mbështetëse për sektorin bujqësor e blegtoral, që sipas tij, do të rrisin ndjeshëm eksportet bujqësore. Në një konferencë për shtyp, nga ministria e Financave, Ahmetaj tha se në konsultë brenda qeverisë dhe aleatët qeverisës, u vendos hartimi i një paketë mbështetëse, përmes së cilës bëhen një sërë ndryshimesh që kanë si themel lehtësimin e punës së fermerëve, prodhuesve e grumbulluesve në sektorin e bujqësisë.

“Dua ta ritheksoj që skema e rimbursimit të fermerëve, e cila nga 6 % që ishte më parë dhe nuk funksionoi asnjëherë u bë 20 % në 2014-ën, duke mundësuar një stimul të drejtpërdrejtë për fermerët shqiptarë në funksion të zgjerimit të veprimtarisë së tyre prodhuese bujqësore e blegtorale”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, kjo skemë është konceptuar e tillë që të mos ngarkojë fermerët me barrën administrative të lëshimit të faturës, të deklarimit, të mbajtjes dhe përdorimit të kasës fiskale. “Fermeri ka vetëm detyrimin të pajiset me NIPT, të shesë produktet e tij dhe të përfitojë 20 % kompensim TVSh”, u shpreh ministri më tej.

Një ndër ndryshimet kryesore, ministri Ahmetaj renditi lejimin e kryerjes së shitjeve me para në dorë në vlerën deri në 530 mijë lekë.

“Lejohet të kryejë shitje me para në dorë deri në vlerën 30 mijë lekë për blerës të ndryshëm, shoqëri të agrobiznesit ose të përpunimit të produkteve bujqësore e blegtorale ose për eksportuesit e këtyre produkteve, apo çdo subjekti tjetër që blen produkte të fermerëve që janë të pajisur me NIPT. Pra një fermer mund të kryejë transaksione ditore në cash deri në 30 mijë lekë”, sqaroi ministri.

Sipas tij, kjo ka qenë një kërkesë e përfaqësuesve të këtij sektori.
Ministri u shpreh se me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, fermerët do të kryejnë shitje përmes bankës në vlerë mbi 150 mijë lekë, pasi për shitjet nga 30 mijë në 150 mijë lekë transaksionet do të kryhen përmes filialeve të Postës Shqiptare, ose edhe bankave. Këtu ministri informoi se i ka kërkuar Postës Shqiptare intensifikimin e shërbimit të saj për kryerjen e pagesave për fermerët dhe shtrirjen e shërbimit pranë zonave rurale apo pranë pikave të grumbullimit.

Eksportuesit e produkteve bujqësore, sipas ministrit Ahmetaj, me këtë udhëzim klasifikohen si subjekte me risk zero. Si të tillë, tha ai, përfitojnë rimbursim automatik brenda 30 ditëve të TVSH.

Ai iu solli në vëmendje eksportuesve se është përgjegjësia e tyre për transparencë ligjore të transaksioneve, por sa i takon logjistikës dhe procedurës ata klasifikohen me risk zero dhe rimbursimi bëhet automatik, pa qenë nevoja për kontroll brenda 30 ditëve. “Është e domosdoshme që eksportuesit të mbajnë transparencën fiskale në nivelin 100 % në mënyrë që të mos zbresin nga kanali jeshil në kanalin e kuq në konceptin e riskut sepse pas asaj humbasin mundësinë e rimbursimit automatik të TVSH”, u shpreh Ahmetaj.

Për të lehtësuar procesin e faturimeve të kompanive që blejnë produktet e fermerit, ministri tha se kam kërkuar kalimin nga përdorimi i blloqeve të faturave tatimore dhe e plotësimit të tyre me shkrim për çdo faturë në një procedurë të veçantë, ajo e miratimit të përdorimit të faturës kompjuterike. “Për këtë mjafton të vetmodelojë faturë tatimore kompjuterike me të dhënat e kërkuara, ta paraqesë atë në Drejtorinë rajonale Tatimore e cila e pajis me numër serial”, deklaroi ministri.

Më tej, ministri informoi se janë marrë masa që në pikat doganore të mos mungojë shërbimi doganor për eksportin bujqësor “Në prill të këtij viti përmes një urdhri iu është kërkuar degëve doganore të ofrojnë shërbim doganor 24 orë për eksportuesit e produkteve bujqësore e blegtorale. Ky urdhër vendos doganat kufitare 24 orë në dispozicion të eksportuesve dhe e bën të paefektshëm marrjen e autorizimit të zhdoganimit lokal apo kryerjen e procedurave doganore pranë ambienteve të këtyre subjekteve”, sqaroi ministri.

Ai tha se po ashtu pas përjashtimit të skanimit apo minimizimin për raste të veçanta, rezulton se kalojnë në kanalin jeshil 90 % të deklaratave të eksportit për produktet bujqësore e blegtorale.

Kreu i Financave publike informoi se shumë shpejt qeveria do të vijë me një tjetër paketë mbështetëse në një tjetër sektor të rëndësinë të ekonomisë, siç është ai minerar për të minimizuar efektet e rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Ministri vuri në dukje se si rezultat i paketave mbështetëse për sektorë të veçantë të ekonomisë si ai i manifakturës, turizmit, bujqësisë, apo ai minerar, sektorë këta me kontribut real në ekonominë kombëtare, do të rriten eksportet shqiptare. javanews/a.k

Next Post

Kombëtarja, rritje meteorike e skuadrës kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In