Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019. Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjitha sektorët.
Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 përqind në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.
“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind.”, tha ministri.
/b.d