• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Për 95% të bizneseve, ngarkesa e taksës së pronës do të ulet

by A R
11/11/2017 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës, përfaqësues të biznesit të vogël e të madh nga sektorë të ndryshëm, për prezantimin e paketës fiskale dhe elementët kryesorë të buxhetit 2018, me fokus të vecantë financimet në qarkun Dibër. “Ky është buxheti më i madh i investimeve publike ku përfshihen patjetër pjesë të rëndësishme të qarkut të Dibrës, siç është unaza e qytetit të Peshkopisë, është rruga Arras-Kastriot, përtej rrugës së Arbrit. Ndërkohë kemi parashikuar dhe investime në rikonstruksione shkollash, qëndra shëndetësore, janë 410 qendra shëndetësore që do të investohen brenda vitit 2018 dhe brenda mandatit, 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Në aspektin e mbështetjes sociale, një nga ato masa që dua ta përmend vazhdimisht, janë librat falas për të gjithë fëmijët deri në klasën e 5 dhe sigurisht, ka elementë socialë që prekin shtresa të ndryshme të popullsisë, por sidomos të atyre në nevojë.

Bashkia e Peshkopisë përfiton gati 27 milionë lekë plus nga ajo që do të merrte normalisht dhe besoj që brenda paketës fiskale ne do avancojmë dhe me taksën tek ndërtesat që do të jetë një e ardhur shtesë për bashkinë e Peshkopisë dhe për bashkitë e tjera.

Po fokusohemi tek investimi në rrugën e Arbrit që është jo pak por 171,8 milionë euro. Më pas në vitet që vijnë sigurisht që do t’i vijë rradha dhe investimeve të tjera” – tha Ahmetaj.

Referuar paketës fiskale, Ministri prezantoi incentivat e parashikuara në sektorin e turizmit, uljen e tatim-fitimit në ICT nga 15% në 5%, ndryshimin e pragut të TVSh dhe taksën e pronës.

“Tek taksa e pronës dhe taksa mbi ndërtesat, lajmi i mirë për ata që janë në sipërmarrje, është që iu ulet ngarkesa fiskale. Pra, besoj që për 95% të bizneseve të Shqipërisë, ngarkesa e taksës së pronës do të ulet. Unë kam bërë disa llogari dhe ndoshta në Dibër është edhe 4 mijë lekë në vit më pak. Nuk është pak, nuk është shumë, por sinjali është i qartë që ngarkesa për biznesin të ulet dhe të ketë një proporcion mes ngarkesës që kanë qytetarët dhe asaj që ka sipërmarrja” – tha Ministri.

Një nga vendimet e Këshillit të Ministrave të miratuara në Mbledhjen e Qeverisë në Dibër, është ai për uljen e pragut të TVSH nga 5 milionë në 2 milionë lekë në vit.

“Ne kemi ndërmarrë edhe një hap të uljes së nivelit të detyrimeve të deklarimit të TVSH-së nga 5 milionë në qarkullim në 2 milionë në qarkullim. Qëllimi është që të kontrollojmë më mirë biznesin e madh. Kemi pasur probleme të vazhdueshme me deklarim të bizneseve nën 5 milionë, edhe për shkaqe se e kemi thjeshtëzuar taksën, e kemi bërë zero. Tani kalojmë në një regjim pa rritur asnjë taksë për biznesin! Është thjesht një regjim deklarimi i ri, do të jetë një deklarim i thjeshtëzuar një herë në tre muaj që nuk e rrit koston, nuk i rrit çmimet sigurisht, por formalizon më shumë ekonominë” – theksoi Ministri Ahmetaj./a.m.

 

Next Post
FOTOT/ Mermeri zuri poshtë mjetin, ndërron jetë 24-vjeçarja

Aksidenti në Lushnje, kush është gazetarja që humbi jetën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In