Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, me rastin e festave të fundvitit. Ahmetaj foli për paketën e solidaritetit dhe përkujdesjen për ata që kanë më shumë nevojë.
“Mirënjohje për atë që ju keni investuar ndër vite. Kontributi juaj meriton dhe ka vëmendjen e plotë të qeverisë. Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë në raport me ku ishim, por kemi ende për të bërë në raport me ku duam të arrijmë. Kjo nismë e Kryeministrit, një mundësi për të shprehur mirënjohjen për ju”, tha Ahmetaj.
ma.me