• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj njofton biznesin: Më 1 gusht nis fushata e kuponit tatimor

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 gushti, Ministria e Financave nis në të gjithë vendin fushatën ndërgjegjësuese për kuponin tatimor.

Një ditë para aksionit të kuponit tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe biznesit me një letër, ku garanton se fushata nuk ka qëllimi vendosjen e gjobave.

Në letrën e hapur dërguar inspektorëve të terrenit dhe administratës tatimore, duke folur për pritshmëritë e kësaj fushate, sqaron se ajo do të jetë edukuese dhe sqaruese, si dhe i kërkon administratës të tregojë profesionalizëm.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor.

Vulgariteti dhe mungesa e modestisë është armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. Mos harroni në asnjë moment që, sado gabim që të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të të gjithë risqeve që ka ndërmarrë në vite”, thuhet në letrën dërguar Drejtorisë së Përgjithshme dhe atyre Rajonale.

Sipas Ministrisë së Financave, fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqendrimit më të madh të aktivitetit të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon. Kreu i Financave, Ahmetaj, fton biznesin të bashkëpunojë me administratën tatimore.

“Detyra jonë është të jemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, por jashtëzakonisht shumë modestë dhe bashkëpunues me biznesin, sepse në këtë betejë, ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në një anë. Fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit.

Beteja jonë është ta kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës të përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Tashmë, ne kemi një eksperiencë të mirë nga viti i kaluar. Unë ju ftoj ta përmirësojmë atë eksperiencë e në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe bizneset të ndërtojmë një realitet të ri të zbatimit të ligjit”, shprehet në letër Ahmetaj.

Ministri i Financave ka theksuar se ekonomia ka lënë pas krizën dhe është orientuar drejt trendit të konsoliduar të rritjes ekonomike, që në 3- mujorin e parë të vitit ishte 3 për qind.

Panorama/d.i.

 

Next Post

5 shenjat që tregojnë se mund të keni kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com