• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj nën hetim, Pëllumbi: Nëse ka shkelur ligin duhet të përballet i vetëm!

by
21/03/2023 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Arben Pëllumbi ka folur përmes një lidhjeje Skype për Klan News, sa i takon hetimit që SPAK ka nisur ndaj Arben Ahmetaj.

Pëllumbi u shpreh se PS mban të njëjtin qëndrim dhe se përgjegjësia e secilit është plotësisht personale para ligjit.

“Sapo u njoha nga ju për këtë lajm, qëndrimi ynë është ai që ka qenë gjihmonë që PS nuk bëhet mburojë e askujt dhe secili të gjejë avokat në rast se ka bërë një shkelje. Përgjegjësia është personale, nëse ka shkelur ligin duhet të përballet i vetëm. Secili duhet të ketë si busull ligjin, në rast se e ka shkelur është për t’u përballur personalisht, PS ka pasur një qëndrim të qartë me reformën në drejtësi dhe më vjen shumë mirë që këto organe veprojnë. Sa i takon hetimit i takon drejtësisë dhe jo ne politikanëve të flasim. Busull duhet të jetë ligji. Në fakt e gjithë reforma në drejtësi synon pikërisht këtë gjë. Suksesi që realizohet nuk është individual, ka të bëjë me një program të caktuar. Në rast se bën shkelje të caktuar, organet ligjzbatuese e shikojnë nëse ke bërë ndonjë shkelje në veprimtarinë politike, nuk ka të bëjë me forcën politike në terësi.”

Për mungesën e Ahmetaj në mbledhjen  e fundit të Kryesisë së PS, Pëllumbi nuk dha një arsye konkrete, por theksoi se Ahmetaj ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat parlamentare.

“Në mbledhjen e fundit munguan disa kolegë dhe kolege që për arsye të caktuara, në seancat parlamentare zoti Ahmetaj ka qenë prezent.”

I pyetur se a beson në pafajësinë e kolegut socialist, Pëllumbi deklaroi se dëshira e tij është që ligji të zbatohet në mënyrë rigoroze.

“Nuk na vjen mirë që përfaqësues tanë të përballen me ligjin, por nga ana tjetër ky ishte qëllimi i reformës në drejtësi, ndaj i kemi ndërtuar këto organe të reja për të luftuar elementët korruptivë. PS nuk mbron askënd para drejtësisë.”

Në përfundim, ai u shpreh optimist për zgjedhjet lokale të 14 Majit duke thënë se PS do sigurojë fitore në shumicën e bashkive dhe se me hetimin e deklarimeve të secilit kandidat do të merret drejtoria përkatëse në SPAK.

“Sigurisht mund të ketë filtra, por ne jemi forcë politike jo shërbimet sekrete. Është në tagërin e secilit prej nesh që të jemi kandidatë për një post, që të kemi të gjithë integritetin moral para atyre që na propozojnë që të bëjmë një deklarim të saktë. Ne kemi ndërtuar brenda SPAK një drejtori të caktuar që duhet të hetojë të gjitha deklarimet e kandidatëve, por në një kohë të shkurtër për shkak të numrit të kandidatëve është e pamundur. Përtej strukturave tona lokale, s’kemi mundësi më të mëdha për të thelluar hetimet.”

/e.d

Next Post
Licensohen 300 punonjësit e parë socialë/ Manastirliu: Fuqizojmë rolin e punonjësit në strukturat shëndetësore!

Licensohen 300 punonjësit e parë socialë/ Manastirliu: Fuqizojmë rolin e punonjësit në strukturat shëndetësore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In