• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ahmetaj në Top Story: Berisha nuk bën dot akuza konkrete

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ndryshon një nga postet më të rëndësishme: ministrin e Financave. Vendin e Shkëlqim Canit, një financieri me përvojë e zë nje nga emrat e rinj të socialistëve, Arben Ahmetaj.

Mes hezitimeve të Presidentit, akuzave të rënda të opozitës, kritikave për Canin, marrëveshje me FMN dhe shenjave të para të vakta të rimëkëmbjes së ekonomisë, cili është plani i mbajtësit të ri të thesarit të vjetër të shtetit?

Për këtë dhe për të tjera pyetje, në Top Story-n e kësaj të hëne ishte vetë ministri (i padekretuar) i Financave…dhe pikërisht mungesa e dekretimit nga ana e Presidentit ishte çështja nga ku e nisi ai fjalën e vet.

“Presidenti ndoshta po konsumon të gjithë kohën kushtetuese, ose ndoshta gjysmën e afatit 7-ditor. Nuk besoj që do të ketë krizë kushtetuese. Unë kam qenë edhe para një viti tek Presidenti dhe presidenti në të njëjtën kohë bëri shkarkimin dhe emërimin në atë kohë, çoi të dyja dekretimet në Parlament. Nuk besoj që kemi një situatë krize kushtetuese. Jam i bindur që Presidenti i kupton që financat e shqiptarëve janë delikate dhe nuk kanë nevojë për trazira”, tha Ahmetaj.

Lidhur me akuzat e Sali Berishës dhe opozitës për afera korruptive, akuza që kulmuan në seancën plenare të kësaj të enjteje:

“Berishën e shqetëson përmirësimi i ekonomisë së vendit, kjo e shqetëson se nga përvoja politike e di që përmirësimi i ekonomisë largon administratorin e tij nga ëndrra e pushtetit. Nuk bën dot asnjë akuzë konkrete, por merret me një çështje të një kompanie private para 16 vitesh, të cilën kur erdhi në pushtet e ka hetuar me themel me grupin e vet antikorrupsion. E çoi në prokurori, kontrolloi të gjitha të ardhurat e mia me ILDKP dhe bëri denoncimin në prokurori dhe nuk ishte prokurori i PS, ishte prokuror i vendosur nga Sali Berisha. Unë isha një person privat me të ardhura dhe shpenzime të deklaruara kokë për kokë”, deklaroi ai.

Top Channel

Next Post

Moska zyrtare akuza Turqisë: Po rekruton xhihadistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In