• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj me FMN në Romë: Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike

by A R
08/02/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, morën pjesë sot në Takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që u zhvillua në Romë, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare si Italia, Shqipëria, Greqia, Malta, Portugalia dhe San Marino.

Tema kryesore e takimit të organizuar nga Ministri i Ekonomisë Patrizio Pagano ishte “Politikat fiskale në mbështetje të rritjes ekonomike”, ku u diskutuan zhvillimet e përgjithshme të ekonomisë globale, impakti i tyre në ekonomitë e vendeve dhe masat që secili vend ka marrë në mbështetje të rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal, duke marrë parasysh edhe kufizimet e ndryshme buxhetore.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj u përqendrua tek masat që Shqipëria ka ndërmarrë në tre vitet e fundit, për të kapërcyer situatën e vështirë ekonomike që trashëgoi nga viti 2013, ku problemi kryesor ishte akumulimi i një mase të madhe detyrimesh të prapambetura dhe borxhi i lartë publik që përbënin risqe serioze për ekonominë me një rritje statistikisht prej 1%.

Ai u ndal tek arritjet kryesore të programit tre-vjecar të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar, një program që sikurse e theksoi Ministri, ishte i suksesshëm dhe arriti objektivat e tij kryesorë.

“Politikat fiskale janë ciklike dhe kundërciklike dhe në varësi të kontekstit në të cilin ato zbatohen, jo gjithmonë arrihet të ketë përputhje mes politikave fiskale dhe rritjes ekonomike. Pra ka një mungesë përputhshmërie në kohë mes politikave fiskale që ndërmerren dhe rritjes ekonomike. Ne jemi munduar të fokusohemi dhe të zbatojmë ato politika fiskale që nuk e dëmtojnë rritjen, duke gërshetuar hapësirën tonë fiskale me shpenzime që nxisin rritjen ekonomike”, tha Ahmetaj.

Në këtë kuadër, Ministri e vuri theksin dhe tek reformat e ndërmarra në sektorët kycë të ekonomisë dhe impaktin e tyre pozitiv, të reflektuar në shifrat e rritjes ekonomike, punësimit, besimit në ekonomi dhe projeksionet e qeverisw shqiptare, FMN dhe BB për përshpejtimin e rritjes dhe vazhdimin e konsolidimit fiskal në periudhën në vijim./b.d

Next Post
“Skaje” drejtëze që bashkohen në një pikë

Trinia e shenjtë e Dritëroit që nuk ishte shenjt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In