• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj letër biznesit: Propozoni taksat për 2019!

by Java News
06/06/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Financave u ka kërkuar shoqatave të biznesit të sjellin propozimet e tyre lidhur me paketën e re fiskale 2019. Në një letër të hapur, të cilën gazeta po e boton të plotë, ministri Arben Ahmetaj i kërkon sipërmarrjes mendime, propozime dhe ide, në mënyrë që të përmirësojë më tej klimën e biznesit.

Bëhet fjalë për paketën fiskale që nis të zbatohet nga 1 janari 2019, por miratohet në fund të këtij viti. Ahmetaj, në letrën publike shprehet i hapur të dëgjojë të gjitha idetë dhe të bashkëpunojë me të gjithë sektorët e biznesit në mënyrë që kuadri i ri ligjor të jetë sa më afër sipërmarrjes.

LETRA E PLOTË E AHMETAJT

Të nderuar Sipërmarrës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po avancon tashmë procesin e konsultimit publik, për disa ndryshime të rëndë- sishme në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH dhe Ligjin për Taksat Vendore.

Këto ndryshime, të cilat do të jenë pjesë e paketës që finalizohet në qershor 2018, përfaqësojnë lehtësim të drejtpërdrejtë dhe ulje të ngarkesës fiskale për sipërmarrjet në disa sektorë kryesorë. Kemi propozuar shkallëzimin e normës së tatimit mbi fitimin për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë, për të cilat norma e tatimit mbi fitimin ulet me tri herë, nga 15% në 5%. Me këtë masë, rreth 90% e sipërmarrjeve përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale, me tatimfitimin zero ose 5%. Sektori energjetik, me qëllim nxitjen dhe lehtësimin e investimeve në fushën e energjisë diellore, do të përfitojë përjashtim nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike, makineri dhe pajisje.

Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të trajtohen në dy mënyra, në referencë të lehtësimit të barrës fiskale. Së pari, në transaksion me grumbulluesit do të përfitojnë rimbursimin e TVSH në masën 20% dhe së dyti, do të trajtohen me tatimfitimin e reduktuar nga 15% në 5%. Sipërmarrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit do të përfitojnë gjithashtu mbështetje përmes tre korrektimeve të rëndësishme fiskale, uljen e tatimfitimit nga 15% në 5%: normë të reduktuar të TVSH prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera që afrohen nga subjekti i licencuar agroturistik dhe përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin.

Ajo që është më e rëndësishme dhe që dëshiroj të ndaj sot me ju, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po fillon në të njëjtën kohë konsultimin publik me të gjithë aktorët dhe faktorët për Paketën Fiskale 2019. Në këtë kuadër, dëshiroj të përcjell te ju festën e hapur për mendime, propozime dhe ide, në funksion të përmirësimit të legjislacionit, të përmirësimit të procedurave, në mënyrë që deri në vjeshtë të kemi arritur së bashku një Paketë në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të zhvillimit ekonomik.

Do t’ju ftoja që mendimet dhe sugjerimet tuaja të përcillen në adresën paketafiskale@financa.gov.al, e cila do të jetë platforma jonë e përbashkët e komunikimit për këtë qëllim.

ma.me

Next Post
Manastirliu: Hapen 26 qendra shëndetësore verore, shërbim 24 orë gjatë sezonit turistik

Manastirliu: Hapen 26 qendra shëndetësore verore, shërbim 24 orë gjatë sezonit turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In