• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: “Koncesioni për Rrugën e Arbrit brenda vitit 2017”

by Java News
15/11/2016 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha dje në Komisionin e Ekonomisë se Rruga e Arbrit do të ndërtohet me koncesion dhe brenda muajit maj do të përfundojë vlerësimi i ofertave të ardhura nga investitorët privatë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, për mosparashikim të fondeve në buxhetin e vitit të ardhshëm për këtë rrugë dhe kur oferta e kompanisë kineze për koncesion dështoi, ministri i Financave u shpreh se oferta e kompanisë kineze u refuzua, pasi ishte në kundërshtim me interesin publik.

“Në Ministrinë e Transporteve ka filluar një proces partneriteti publik-privat dhe ka avancuar me krijimin e komisionit. Unë besoj se deri në maj të vitit 2017, procedura të ketë mbaruar dhe në terren shpresoj të kenë filluar punimet. Pra, brenda Ministrisë së Transporteve ka një proces konkret të filluar për partneritet publik-privat dhe ka oferta të pakërkuara konkrete të depozituara me projekte të detajuara në Ministrinë e Transporteve. Ka pasur një përgjegjshmëri maksimale nga ana e qeverisë për ta rrëzuar ofertën e kompanisë kineze, që ishte në kundërshtim me interesin publik”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa deputeti Pjerin Ndreu kërkoi që qeveria të përfshijë në fondet e buxhetit të ri edhe financime për Rrugën e Kombit. “Qeveria e kaluar nuk ka bërë asnjë investim, as nga hyrja e Vaut të Dejës, as nga Repsi. Hyrja nga Rruga e Kombit ka më shumë impakt se prek jo vetëm Pukën, por edhe Tropojën, nëse qeveria e ka në plan dhe si mund të bëhet i mundur realizimi i kësaj rruge”, tha Ndreu.

Ministri i Financave tha se kostoja totale për përfundimin e Rrugës së Kombit llogaritet 150 milionë euro.

tab

“Rrugës së Kombit, për të arritur standardin e kërkuar në inicim, i duhen 130 milionë euro deri në 150 milionë euro akoma. Pra, që të kapë standardin dhe të quhet rrugë e mbaruar duhen 130-150 milionë euro. Rruga që ju i referoheni është përfshirë për financim 35-40 për qind e kostos totale vetëm për vitin tjetër”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave, Ahmetaj, tha gjithashtu se nuk do të lejohen më hapje të projektit të investimeve, në rast se nuk financohet 20 për qind e kostos totale të projektit.

“Në bazë të ligjit organik të buxhetit, nuk lejohet më hapje të projektit pa alokuar në vitin korrent, të paktën 20 për qind të kostos totale, në mënyrë që rrugët dhe investimet të mos bëhen më virtuale, si në këto raste që unë i kam me vite, por të jemi të garantuar që rruga që fillon, përfundon brenda 3-4 vjetësh në rastin më të keq”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave solli në vëmendje për deputetët projektet problematike të së kaluarës me vlerë të lartë, por që hapen në shuma minimale dhe janë ende të papërfunduara.

“Rrugët virtuale që Sali Berisha i ka quajtur të përfunduara si rruga bypass Plepa- Rrogozhinë, loti 11, vlera e plotë e projektit ishte 6 milionë dollarë, vlera e financimit për 2013 ka qenë 1000 mijë dollarë. Ndërtimi i Unazës së Jashtme së Tiranës, pjesa verilindore, vlera e plotë 10 miliardë lekë, vlera e financimit 3 mijë dollarë për hapjen Unazës. Ndërtimi i rrugës Lushnjë-Berat, loti i dytë dhe i tretë, me vlerë 4,3 miliardë lekë, vlera e financimit 2 mijë dollarë”, u shpreh ministri.

ma.me

Next Post
Si i udhëzon Guardiola lojtarët se kur duhet të bëjnë seks

Si i udhëzon Guardiola lojtarët se kur duhet të bëjnë seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

September 1, 2026
SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici: Vendim i drejtë, ofron barazi!

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici: Vendim i drejtë, ofron barazi!

September 1, 2026
Sa herë e ka goditur SHBA-ja Iranin gjatë periudhave të armëpushimit? -

SHBA nis valë të re sulmesh ndaj Iranit, bombardon disa rajone me avionë dhe dronë!

September 1, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një drejtësi e pakontrolluar që kërkon shtyp të kontrolluar

September 1, 2026
Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

Mister rreth vrasjes së trefishtë në Malin e Zi, rusi qëlloi edhe veten pas përplasjes me armë me forcat speciale në poligon!

September 1, 2026
Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

Sezoni veror, Gonxhja: Rritëm me 67% parcelat e plazheve publike, më shumë akses për pushuesit dhe turistët!

September 1, 2026
E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

E blinte kokainën me kriptomonedha, kush është biznesmeni Nexhmedin Danaj që u kap në Abu Dhabi! Pjesë e grupit të “Visit të Pojës” dhe pronari i…

September 1, 2026
Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!

Frika nga hakmarrja pas votës “Jo” në referendum, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE!

September 1, 2026
“Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

Kriza politike në Kosovë kthehet në ‘pikën zero’, Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com