• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj: Kavaja, jo pjesë e sherrit politik. 7 maji dhe 18 qershori zgjedhjet për Shqipërinë që duam

by Java News
23/04/2017 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari i Pastisë Socialiste për Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë, ka shpallur sot fillimin e fushatës në Kavajë me kandidatin e PS për Bashkinë, Klodian Shehu.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se Kavaja ‎nuk do të bëhet pjesë e sherreve politike:

“Çfarë po ndodh sot me Kavajën? Çfarë po ndodh sot me Shqipërinë? E dëgjoni çfarë klithmash vijnë nga çadra. Duan t’ju pengojnë të shkoni në datën 7 maj të votoni kryetarin e bashkisë. Po pse? Kanë frikë nga vota e lirë, kanë frikë nga fitorja e Partisë Socialiste, kanë frikë nga fitorja e qytetarisë së Kavajës. Ajo që unë dua nga ju të bëni, qytetarë te Kavajës socialiste apo jo, dua të shkoni derë më derë tek qytetarët e Kavajës, dhe ata që votuan Partinë Demokratike, t’ i ftoni që më 7 maj, të dalin nga shtëpitë, të tregojnë që Kavaja është larg sherreve, që Kavaja është vërtet qytet i demokracisë, por jo i demokracisë që i përket Partisë Demokratike, por qyteti demokracisë që i përket një qytetërimi të ri, i asaj Shqipërie që ne duam, i Shqipërisë me shtet, i Shqipërisë me punë, i Shqipërisë me mirëqenie”.

Ndërsa lidhur me projektet e nisura në Kavajë, Ahmetaj theksoi se qyteti tashmë është shndërruar dhe do të vazhdojë me Rilindjen Urbane.

‎”Sot Kavaja nuk është më një qytet i zakonshëm, është një destinacion turistik. Sot Kavaja nuk është më një qytet i zakonshëm, është një qytet që ka zhvillim ekonomik dhe dua t’ju kujtoj, t’ju kthej vite mbrapa vetëm për t’ju kujtuar se çfarë kemi për të humbur. Këtu në këtë qytet, ka qenë anëtar parlamenti ish-kryetari i opozitës, Sali Berisha. E la qytetin në mjerim të plotë, e la qytetin në harresë, nuk u kujtua asnjë ditë për të vendosur një tullë në favor të komunitetit, të qytetit të Kavajës. Me Edi Ramën në pushtet janë më shumë se 30 milion dollarë të investuara dhe ka një qytet që duket ndryshe. Dhe me kryeministër Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, në mandatin e dytë ne kemi mundësi që qytetin ta çojmë një hap përpara”,– tha Ahmetaj, i cili theksoi edhe njëherë se në 7 maj dhe në 18 qershor qytetarët do të shkojnë në zgjedhje.

c.a

Next Post
Aksidenti tragjik, automjeti përplas për vdekje fëmijën

Aksidenti tragjik, automjeti përplas për vdekje fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In