• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj jep detaje: Dy paketa mbështetje financiare, me fokus punonjësit

by A R
14/04/2020 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë dhënë pasditen e së martës u shpreh se të dyja paketat e solidaritetit kanë në fokus të drejtpërdrejtë qytetarin, ku vetëm në paketën e parë përfitues janë 66 mijë qytetarë që përfitojnë pagesën e luftës dhe kësaj liste u shtohen edhe 100 mijë të tjerë me paketën e dytë.

“Dua të theksoj se çdo paketë ka në fokus të drejtpërdrejtë qytetarët në nevojë, por patjetër që në një dimension e lehtëson në momentin aktual por sigurisht e furnizon, ndihmon për nevojat bazike. Këto janë paketa sociale, dhe po ta shikoni edhe paketa 1, edhe 2, fokusin e ka tek punonjësi në radhë të parë, tek qytetarët, individët dhe familjet që u goditën më rëndë nga koronavirusi. Paketa e parë u fokusua tek sipërmarrja e vogël e mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë duke përfituar, procesi vazhdon. Sot kemi 31 mijë që kanë përfituar pagesën e luftës, 26 mijë lekëshin e parë që do të vazhdojë në 2 muajt e tjerë. Në total janë 60 422 qytetarë, familje, që do të përfitojnë nga kjo paketë”.

Sipas tij, pjesë e kësaj pakete është edhe shtyrja e tatimfitimit për sipërmarrjet e vogla.

“Pjesë e kësaj pakete ishte shtyrja e tatim-fitimit për sipërmarrjen e vogël, shtyrjen e pagesave të kësteve përtej shtatorit ndërkohë që u përmirësua si masë duke e future në paketën e dytë një shtyrje  përtej 31 dhjetorit të këtij viti. Në të njëjtën kohë, pjesë e paketës së parë është edhe instrumenti i garancisë sovrane për të ndihmuar kompanitë e vogla apo të mëdha, për të paguar të gjitha detyrimet që kanë punonjësit e vet për pagat. Instrumenti shkon në 100 milionë dollarë dhe kryeministri ka bërë propozimin që sot materializohet dhe ligjërisht dhe procedurialisht dhe nesër bëhet i gatshëm që dhe interesi që do të duhej t’ia paguanin kompanitë, dhe indirekt qytetarët dhe të punësuarit, është marrë përsipër nga buxheti i shtetit. Kjo ishte paketa e parë”.

Më tej, Ahmetaj tha se “paketa e dytë, të cilën Kryeministri e prezantoi dje në orën 7 pasdite, sërish është e fokusuar tek qytetarët në nevojë, është e fokusuar jo vetëm tek biznesi i vogël, por edhe tek biznesi i madh. Ka në fizionomi të saj, kjo paketë e zgjeruar solidarizimi me qytetarë në nevojë dhe vështirësi. Qeveria ka avancuar gati 7 miliardë ose 70 milionë dollarë të tjerë të rialokuara nga buxheti, në funksion të pagesave të këtyre kategorive. Kategoria e parë janë qytetarë, janë të punësuarit, të cilët janë gjendur të papunë brenda akoma të borderosë ose jashtë borderosë për shkak të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për karantinim apo mbylljen e aktivitetit ekonomik. Brenda së njëjtës kategori hyjnë të gjithë ata që janë pushuar nga puna, kanë dalë nga puna për shkak të ngadalësimit ekonomik në fashën kohore nga fillimi marsit deri në 10 prill. Kjo kategori janë 66 mijë qytetarë, 66 mijë familje të cilët marrin 400 mijë lekë të vjetra si pagesë e drejtpërdrejtë neto. Kjo është kategoria e parë. Kategoria e dytë që është akoma më e madhe dhe më e fokusuar tek qytetarët në nevojë, është kategoria për 100 mijë qytetarësh, familjesh që praktikisht janë duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike. I përkasin të punësuarve dhe të vetëpunësuarve të biznesit të vogël. Me këtë zgjerim social, solidar që është bërë nëpërmjet kësaj pakete përfshin të gjithë ata punonjës dhe familje që janë të punësuar dhe të vetëpunësuar brenda biznesit të vogël që ekonomia e tyre, sipërmarrja e tyre apo sipërmarrja ku janë të punësuar ka humbur komplet ose një pjesë të konsiderueshme volumin ekonomik të punës dhe nuk janë pak por 100 mijë familje të punësuarish. Këta marrin pagën e drejtpërdrejtë 400 mijë lekë”.

Më tej, Ahmetaj shtoi se “ në vazhdim të paketës kemi edhe 10 mijë të punësuar, familje në sektorin e turizmit. Nuk ka rëndësi nëse janë ose nuk janë sot në liste pagesë por që kanë qene në listë pagesë ne momentin kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19 dhe këta, edhe kjo kategori punonjësish përfiton pagesën e drejtpërdrejtë prej 400 mijë lekësh. Me këtë numër, bëhen 176 mijë qytetarë që përfitojnë nga paketa Rama 2. Paketa vazhdohet me marrjen përsipër të kostos së interest për instrumentin e parë për 100 milionë dollarë që do të vazhdojë të shërbejë për të furnizuar kompanitë me kredi, tashmë me interes 0, për të bërë të mundur që këto kompani të kenë likuiditete të fokusuar vetëm tek paga”.

Ministri sqaroi se “kemi fasonët, turizmin, call center dhe i gjithë biznesi i vogël që i shtyhet pagesa e tatimfitimit pas 31 dhjetorit të këtij viti, proporcionalisht në vitin 2020-21″.

Next Post
Inspektorët e Taks Forcë me teknologji moderne, Balluku: Çdo kontroll tashmë i dokumentuar, s’ka më abuzime

Balluku: Riatdhesimet, me pagesa të arsyeshme! Do të karantinoheni në hotelet e Durrësit. Ja si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com