• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj i përgjigjet Blushit: Je i veshur nga interesat, kërkon të kthehesh në pushtet me pinjollët e tu

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke iu përgjigjur deputetit Ben Blushi për varfërinë në vend, ministri i Financave,. Arben Ahmetaj tha se 120 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e qytetarëve të varfër falë taksës progresive.

Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj u shpreh se Blushi synon të vijë në pushtet me pinjollët e vet.

Ministri u shpreh se ekonomia është kthyer në një rrugë komplet tjetër, duke e ilustruar këtë me rritjen e kredisë konsumatore prej 12.6%.

Ahmetaj: Kur unë krahasoj 3.5% me 1% është trefish e gjysmë. A është e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. A është më mirë se 1% është tre herë e gjysmë sa 1%. Do të flasim për varfërinë?

Vetëm me taksën progresive e cila favorizon shtresën e mesme dhe të ulët, u rrit paga reale me një të rënë të lapsit me 7.3%. E dini sa kanë marrë ata që ju i referoheni me demek të varfër mbrapsht? 120 milionë dollarë. Ta dinë qytetarët shqiptarë. Politika që bëri mazhoranca. Sistemi i taksës progresive që bëri mazhoranca, i ktheu mbrapsht, në tryeza, në xhepa, për shkolla, për bukë po deshët, për pushime po deshët, i ktheu 120 milionë dollarë. Nuk mjafton, por do të vazhdojmë ta bëjmë.

Në këto tre vite, ekonomia është kthyer në një rrugë komplet tjetër. Po pse e harroni ju që të mos e kapni kredinë konsumatore? Është besimi tek ekonomia e individëve. Individët shkojnë dhe marrin kredi konsumatore. Blejnë dhe konsumojnë sepse kanë besim tek e ardhmja. 12.6% është rritur! Ka varfëri, s’ka varfëri! Në çdo vend. Po të doni në Amerikë, në Francë, në Shqipëri, në Itali. Kudo ka të varfër dhe fatkeqësisht do të ketë. Kjo është betejë e përhershme.  

Të gjitha vendosen në një kuadër krahasues dhe kuadri krahasues është real. Ne të mos bëhemi qesharak.

Unë e kuptoj shumë mirë ambicien politike të secilit nga ne. Unë kam timen. Unë e kam ambicien politike të kufizuar ambicien time politike. Besoj se brenda mazhorancës dua të jem një nga ata dhe nuk mendoj se do të drejtoj ndonjë gjë. Dua të jem shumë real me ato që them, sepse jo vetëm si ministër Financash nuk bëj debate qesharake dhe as personale me askënd. Duke filluar nga ish-kryeministri që nuk lë kënd pa fyer nuk i kam kthyer përgjigje.

Por, ama kur vjen debati real për ekonominë, unë e konsideroj përpjekjen për të hedhur zi mbi reformat të qëllimshme për t’i hedhur baltë vendit me qëllime të veshura nga interesat. Unë tha jam i zhveshur nga interesat personale. Nuk është i zhveshur nga interesat personale. Kërkon të kthehet në pushtet me pinjollët e vet. Në aspektin demokratik, kjo është fare legjitime. Në aspektin moral, të hedhës zi me qëllim në emër të vendit është antikombëtare./oranews/a.k

Next Post
Dita e njeriut më të pushtetshëm në planet

Obama komenton fyerjet e presidentit filipinas: Nuk i marr personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com