• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj: Çadra kërkon ta kthejë Kavajën mollë sherri, zgjedhjet do jenë shembullore

by Java News
15/04/2017 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj, prezantoi sot kandidatin e PS për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë, Klodian Shehi. Në një takim të zhvilluar me anëtarët e asamblesë së Partisë Socialiste të Kavajës, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 7 majit në Kavajë janë tejet të rëndësishme për Kavajën e 10 viteve që do të vijnë.

 “Këto zgjedhje kanë një specifikë shumë të madhe jo vetëm për Kavajën, por për të gjithë Shqipërinë. Duhet marrë ashtu siç e kemi marrë ne gjithmonë, por edhe më shumë akoma me seriozitet, me këmbëngulje dhe modesti, në mënyrë që këtë rradhë Kavaja të bëhet shembull sërish në të gjithë Shqipërinë” – tha Ahmetaj.
Duke iu referuar qëndrimit të opozitës lidhur me zgjedhjet në Kavajë Ahmetaj tha se opozita e çadrës, kërkon që ta kthejë Kavajën në një mollë sherri në të gjithë Shqipërinë. “Kërkon të thyejë çdo lloj ligji. Të bëjë një, le të themi takim, apo protestë nëse doni, në datën e zgjedhjeve, duke shkelur dhe heshtjen zgjedhore, duke shkelur çdo lloj ligji, çdo lloj normaliteti politik dhe duke provokuar qytetin e Kavajës”.
“Qyteti i Kavajës nuk mund të provokohet nga askush dhe qyteti i Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprincipë që opozita do të hapw në kurrizin e Kavajës dhe në kurriz të Shqipërisë. Kështu që sfida jonë do të jetë pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Kavajës në zgjedhje atë ditë. Ne nuk kemi nevojë të tregojmë forcë, forca jonë qëndron tek modestia. E dyta, ne do të do të marrin çdo qytetar që kërkon të zgjedhë Kryetarin e vet të Bashkisë së Kavajës. Ne kemi shumë punë për të vazhduar” – ishte mesazhi I Ahmetaj nga Kavaja.
Po kështu, Ahmetaj ndau me të pranishmit edhe qendrimin e Partisë Socialiste mbi situatën politike të momentit: “Siç e shikoni opozita refuzon të dialogojë, rezfuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërçi artificial. Nuk është krizë politike. Ne e kemi thënë do të ketë zgjedhje me 18 qershor, shqiptarët do të votojnë me 18 qershor. Ne kemi thënë që votimet, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje. Ne themi dhe do ta themi, që nuk ka qeveri teknike. Ne jemi gati të dialogojmë për çdo gjë, por për datën e zgjedhjeve dhe për qeveri teknike, ne nuk dialogojmë. Ne dialogojmë për çdo gjë, jemi të hapur të dialogojmë pa kushte, të ulemi në tryezë me opozitën, të diskutojmë çfarë të duan ata, por jo për mandatin e dhënë kësaj qeverive me 1 milionë vota. Qeverisja është përgjegjësi nuk është privilegj” – theksoi Ahmetaj.
Ai i ftoi të pranishmit që në 7 Maj të mbështesin dhe votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehin:
“Unë dua që ne të shkojmë si qytetarë atë ditë dhe të zgjedhim Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, të vazhdojmë projektin e Rilindjes Urbane dhe projektin e reformave që kanë nisur Partia Socialiste dhe Aleanca. Mos harroni që qyteti është duke kaluar një periudhë tranzitore fantastike, nga një qytet-fshat, në një qytet destinacion turistik. Mos harroni që zonat e Kavajës me logjikën e re urbane dhe me logjikën e re të ndërtimit të segmenteve rrugore nacionale, kthehet në destinacion turizmi e gjitha. Ta mbështesim Klodianin që të shpalosi Kavajën e dhjetë viteve që vijnë, Kavajën e gjeneratës tjetër, Kavajën e Shqipërisë që duam” – tha Ahmetaj.

c.a

Next Post
Zjarri në Reps djeg masivin e pishave, riaktivizohen sërish 3 vatra zjarri

Fushë-Krujë, zjarr masiv në fshatin Halil, mund të përhapet në gjithë zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

July 23, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Jam pranë vendimit për një sulm masiv ndaj Iranit”, vjen paralajmërimi i fortë i Trump

July 23, 2026
Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

July 23, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

July 23, 2026
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In