• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj akuza opozitës: Del në rrugë sa herë vendi është para vendimeve të rëndësishme

by Java News
08/05/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj komentoi sot në seancë plenare, protestën e opozitës me bllokim të akseve kombëtare në vend. Ahmetaj se ky është një skenar i njohur i opozitës, pasi sa herë Shqipëria ndodhet përpara momenteve të rëndësishme, si tani ai i hapjes së negociatave opozita del në rrugë.

“PD e LSI jashtë këtij parlamenti kanë bërë të njëjtën gjë, në momente të rëndësishme. Opozita ka dalë në rrugë, ka krijuar artificialisht një krizë për të penguar atë që i takon qytetarëve shqiptarë prej vitesh. Do mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve për këtë që bëjnë sot. Nëse kauza është kaq e fortë c’nevojë ka të bllokojnë rrugët. Kauzat e forta tërheqin vëmendje, dhe i cojmë para institucione përkatëse apo parlamentit, kryeministrisë etj, c’arsye ka të bllokosh rrugët, të pengosh një sipërmarrje, të bllokosh jë të sëmurë të shkojë në spital. Pas 30 vitesh demokraci, bllokimi i rrugëve është instrument i opozitës në rrugë, qëllimi është i qartë. Kam një pyetje, nëse ka dalë se i janë vjedhur votat, do të sjell disa element:

A e keni parë statistikën e votës në 2017? Nuk ka devijim nga tradita, PS merr votat e veta në zona të veta. Argumenti statistikor eështë shumë i rëndësishëm, ajo tregon se PS nuk ka devijuar.  E fundit, keni parë vend në botë  të dalë opozita të thotë se dua këtë kryeministër. Nuk e do? Hajde voto kundër në parlament. Në finale do shkojmë te vota, nuk shkojmë dot në revolucion, do përballemi në qershor, e në 2021.” -theksoi Ahmetaj.

Ndër të tjera ish-ministri i financave kërkoi nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, të kthejë në strategjinë e shtytjes se sistemit bankar në dhënien e kredisë.

“Ka ardhur koha ta kthejë në strategjinë e shtytjes së sistemit bankar në dhënien e kredisë. Edhe në rezolutë e kemi përfshirë në komision besoj është momenti që Banka e Shqipërisë të thërrasë në tryezë sistemin bankar. Në fund të 2018, qeveria bëri blerje mbrapsht tërhoqi bono me dy qëllime, ulja e kostos së bërxhit dhe dhënia e mundësisë të sistemit bankar të funksionojë ndaj sistemit privat. Kreditë e këqija kanë zbritur në 12% nga 25% është një arritje shumë e madhe, por ka shumë punë për të bërë. Harmonizim i mëtejshëm i politikave monetare me ato fiskale. E fundit, sistemi bankar po kalon një proces integrimi, dhe besoj nuk është e keqe kjo që po ndodh, edhe ju e keni verifikuar z.Guvernator se ka nevojë për një konsolidim të sistemit bankar. Bankat me kapital shqiptar po shtohen dhe janë më të prirura për të investuar në ekonominë e vendit, është momenti i duhur për ti shtyrë më tej. Të gjitha të dhënat ekonomikë kanë qenë pozitive”, theksoi Ahmetaj.

g.kosovari

Next Post
Nuk duhet të luanin fare, por vendosën rekord ndaj Barcelonës

Nuk duhet të luanin fare, por vendosën rekord ndaj Barcelonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat – 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

September 22, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

September 22, 2026
“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

September 22, 2026
Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com