• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: 4 milionë euro për 11 projekte në disa bashki

by Java News
18/05/2016 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar sot në Ministrinë e Financave ceremonia për shpalljen e projekteve fituese që do të marrin financim nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA. Në ceremoni kanë marrë pjesë Ministri Arben Ahmetaj, Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve. Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj u shpreh se “ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime reale, të prekshme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”.

Interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë i lartë, 57 projekt propozime kanë ardhur nga ana e Bashkive. Kjo tregon jo vetëm një interes të madh për programin por është gjithashtu edhe një tregues i perceptimit pozitiv nga ana e përfituesve mbi efikasitetin dhe shpejtësinë e zbatimit të programit. “Nga këto propozime, pas vlerësimit të Njësisë Teknike Mbështetëse, do të financohen 11 projektet më të mira, të cilat prekin sektorë të ndryshëm, me një vlerë totale prej pothuajse 4 milionë euro. Projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shume gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara” -theksoi Ministri Ahmetaj.

Bashkisë së Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës i kemi akorduar financim për të ndërhyrë në disa godina dhe për t’i shndërruar ato në qendra multifunksionale për të rinjtë, dhe jo vetëm. Bashkisë së Libohovës po i japim një zgjidhje për shërbimet ndaj të moshuarve, duke krijuar atje një strukturë rezidenciale për ta. Në Bashkinë e Fierit do të bëjmë të mundur rikonstruksionin e teatrit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë dhe të rejat e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative. Në Bashkinë e Cërrikut do të ndërhyjmë për të krijuar shërbime dhe ambiente të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore.

Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyhet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze. Në Bashkinë e Gramshit, do të bëjmë të mundur rikualifikimin e qendrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e institucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftësi të kufizuar mobiliteti. Së fundi, vendosëm t’i japim zgjidhje problemit që Bashkia e Tiranës ka me komunitetin rom në zonën e Shkozës. Më në fund ky komunitet do të strehohet në banesa të përshtatshme duke garantuar kushte normale jetese, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani”, tha Ahmetaj.

BW/d.i.

Next Post

(FOTO) Dëshira seksuale e çon psikologen drejt vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In