• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ah, ta kishim një luftë!… sot, jo nesër

by Frrok Çupi
09/06/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sigurisht, kjo që po bëj unë, është një ironi…! Po flas siç mendojnë këta që e gjejnë veten mirë në konflikt. U dyndën me duzina ‘patriotë’ dhe iu sulën Iniciativës perëndimore për Ballkanin e Hapur që u mbajt në Ohër.

Një nga idhtarët e konfliktit, shkruante sot me shkulm kundër Ballkanit të Paqtë (të Hapur). Dhe nuk është një njeri dosido, por në pozitën e anëtarit të Byrosë Politike të partisë ‘anti-komuniste’ 1990.

-Ç’është kjo punë, more aman!, ky (Rama shkon e merr grurë në Serbi, si Enveri dikur; dhe vjen e na bën Ballkanin e Hapur (të Paqtë).

Dikush nga populli në fb,(R.XH) aspak anëtar i Byrosë, i shkruan:

-Pse të mos kërkojë grurë? Po kur e ndihmuam Serbinë me naftë për të luftuar kundër Kosovës?!

Gjithë jetën e njeriut lufta ka qenë një ironi dhe cinizëm, ja si tani; por megjithatë lufta është bërë. Aq cinike është lufta, saqë ti i dërgon Serbisë tonelata naftë e armë për të vrarë mijëra  njerëz në atë territor, dhe askush nuk thotë një fjalë… Vjen nga një samit për Paqe me projektin e Urës më të madhe mes popujve në Ballkan, mbi lumin Bunë, dhe të bien boritë kundër. Me sa duket cinizmi i luftës e therte edhe vetë Volterin. Ai thoshte se ‘është e ndaluar të vrasësh…, por vrasësit dënohen vetëm nëse nuk vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive’.

Kush e ka qejf luftën?

Të dy palët e kanë qejf, me sa duket. Dy palët janë: Ata që shkojnë në luftë e kthehen në viktima dhe pala e dytë: Ai që e nxit dhe e prinë luftën. Një anëtar i Byrosë Politike që shkulmon pro- konfliktit është thjesht një viktimë e dëshirës së mareshalit që ka sipër.

Nxitësit e luftës e kanë qejf, padyshim, siç bëjnë katilët me opiumin. Këta u japin njerëzve (viktimave) luftë në duar, dhe kthehen e flenë të qetë në pushtet. Popullin viktimë e rregulluan me një biberon opiumi në gojë, që është lufta!- i thonë vetes. Populli as kërkon më luks, as banesa, as rrugë, as bibliotekë, as naftë, as internet, as Zoo Park….  Keni dëgjuar ndonjëherë që në mes të luftës të kërkohet largimi apo abdikimi i udhëheqësit? Jo, luftëngrefësi e siguron qetësinë e vet me luftën e të tjerëve. Ah!, ta kishim një luftë tani që po bëhet Rithemelimi i PD, kur po mposhtin Amerikën dhe kur pritet të dalë presidenti i vjetër nga zyra… Të vjetërit ndezin luftë, por është rinia që duhet të luftojë dhe të vdesë; kjo është ajo që bëhet gati.

Po pala tjetër që lë jetën në konflikt?

Edhe ata janë të kënaqur. Nuk di si mund të jenë sot, sepse për kosovarët e sotëm luftoi UÇK dhe Amerika; por e di se ‘viktimat e trurit’ kënaqen në luftë. Pse? Ushtari lufton në front jo pse urren armikun që ka përballë, por sepse dashuron liderin e tij që ka pas vetes.  Albin Kurti i Kosovs, që mungon në tribunën e Paqëtimit, ky nuk mungon për arsyen e ‘armikut’ Serbi; por për shkak të Shqipërisë. Në Ohër ai nuk u ul me kolegët vetëm pse nuk do që të ulet me Edi Ramën. Kjo dihet qysh se kryeministri kosovar është ngrefur si opozitë e egër kundër Parlamentit maxhoritar në Shqipëri.

Kush guxon ta dashurojë paqen?

Ky është njeriu i rrallë, ky që bie në dashuri me paqen… Këtu nuk po bëj ironi, vërtet! Por të përballosh paqen është njësoj si të përballosh lirinë e të gjithëve, edhe të miqve edhe të armiqve. Këta, të gjithë, i ke zgjuar, i ke më këmbë. Ndërsa në luftë, ata i kë në gjunjë ose të shtrirë dhe ti vetë je më këmbë, me kamxhik.

Ja, ky është njeriu i rrallë, ky që dëshiron paqen.

Sepse në paqe, pasi ke mbaruar luftën, do të investohesh për paqen. E kush mund ta ndërrojë këtë sahat biologjik e mental? Pyetini këta antiamerikanët luftarakë alias Hazbullah të Tiranës, vallë a kanë orë tjetër veç orës së luftës! Lanë luftën e ’96- ës e nuk dolën dot, hyjnë në luftën e 97- ës e nuk bënë dot ndryshe; prapë luftë në vitin ’98…, e luftë e luftë deri sot. Shqipëria u shkatërrua, por këta ngritën flamurin e fitores.

Perëndimi doli nga Lufta e Dytë dhe investoi për paqen; ndërsa Lindja komuniste mbeti me luftën; ky është dallimi.

Kryeministri i sotëm, i sulmuar si ‘i Paqtë’ me Serbinë, sa erdhi nga Ohri i Samitit, promovoi një projekt thuajse planetar; projektin edhe për Urën mes Velipojës dhe Ulqinit, mbi Bunë. Në atë projekt ishte edhe një ‘primer’ tjetër, edhe ky shqiptar, Dritan Abazovic, i Malit të Zi. Kishim paqe këta 30 vjet, pa kemi tre kryeministra në Ballkan.

Këta janë në dilemën më të madhe, dilema është e paqes. Njeriu i paqes po të ishte për luftë, do të ishte në shtëpi me ndonjë punë tjetër. Me armikun përballë, po flasin dhe bëjnë marrëveshje; ndërsa me ‘mikun’ pas krahësh e kanë problemin. E kundërta kjo me ushtarin e verbër në luftë. Ata që bënë luftëra idiote dhe që prapë kërkojnë konflikt, ata e kishin të thjeshtë sepse e kishin zbuluar ‘cilët jemi!’.

Ndërsa këta të Paqtë kanë male për të kaptuar, derisa të zbulojnë për vete dhe për popujt se ‘cilët duam të jemi!’. Ja, kjo; pa ironi.

Në paqe jemi për rrugë të gjatë…

Next Post
Takimi me tre ish-presidentët, zbulohet mesazhi i Begajt: Të kuvendojmë vëllazërisht për vendin! Gabon më pak kur…

Takimi me tre ish-presidentët, zbulohet mesazhi i Begajt: Të kuvendojmë vëllazërisht për vendin! Gabon më pak kur…

Comments 1

  1. PiRoSHi says:
    4 years ago

    Non comment! Pra gjithshka e qartë.
    Bravo Frok.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In