• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Shehaj nuk duhet të heqë dorë nga letra

by Enkel Demi
15/09/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Unë jam një njeri që nuk i përdor rrjetet sociale, ose më mirë i përdor shumë pak. Kam një faqe dhe një llogari timen në facebook, nuk kam gjë tjetër kund. Këto që përmenda nuk para i kam në funksion të jetës private, por vetëm për të përcjellë shkrime të ndryshme të kolegëve, informata dhe rrallë për ndonjë romuze me miqtë e mij për punë futbolli a qyfyre të tjera. Nuk jam i lidhur me rrjetet sociale pa ndalesë, nuk i mbaj në telefon dhe nuk jam i vetmi administrator i faqeve të mia. Me një fjalë, i shoh si bjerraditëse, pa ndonjë dobi të madhe.

Hapësirën time modeste në rrjet prej kohësh e kam kthyer në një farë forumi, ku publikoj shkrime gjithëfarësh, analiza e komente nga kolegë të ndryshëm, me një pjesë të të cilëve madje mund të kem marëdhënie personale 0 ose të këqija. Shkrimet e tyre kanë qëndrime, të cilat jo përherë shkojnë pas bindjeve të mia, por i hedh, sepse mendoj që ujisin debatin apo polemikën e shëndetshme. Natyrisht, kur vetë kam qëndrime i botoj, por asnjëherë pa emër. Pothuaj kurrë nuk nxjerr komente të miat politike, sociale apo kulturore pa emër.

Para ca ditësh publikova një shkrim të Mira Kazhanit për një fjalim të deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj, të cilin gazetarja e trajton si gaztor. Do ditë pas botimit vura re që ka nisur një “sulm” i përqendruar në hapësirën time ndaj Mirës dhe natyrisht ndaj meje. Mirës i kujtojnë një lunch që ajo ka bërë dikur tek Mapo me zotërinë në fjalë, ndërsa mua në rastin më të mirë më vënë në dukje që me gazetarë si fara ime nuk bëhet Shqipëria.

Në rregull, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse njerëz si unë që e bëjnë gazetarin prej gati çerek shekulli për fat shumë të keq kanë fituar imunitet nga fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Besoj Mira po ashtu. Kjo nuk është shenjë trimërie, sepse nuk e kam këtë dhunti marroke, por është lodhje prej neverisë që metamorfozën e ka në mospërfillje.

Nejse, në rastin konkret unë për Agron Shehajn nuk kam një qëndrim. Nëse nuk do të ishte bërë deputet me gjasë nuk do e njihja, sepse rëndom ndodh kjo me njerëzit që nuk kanë fatin  jo përherë të mirë, të kenë qasje në publik. Për Agron Shehajn dëgjova për herë të parë, kur u shpall lista e Lulzim Bashës. Meqë më tërhoqi fakti që një sipërmarrës udhëheq listën e një qarku aq të rëndësishëm, pra kundërfigura vendore e kryetarit të qeverisë, ndoqa fjalimin e tij në takim e hapjes në Vlorë. Si një profesionist i radios dhe më pak i televizionit e kam të lehtë të dalloj mungesën e përvojës tek një folës para gjindjes. Agron Shehaj atë ditë përcolli parimet të përgjithshme të së djathtës; liria e sipërmarrjes, prona, taksat e ulëta, antikomunizmi, ish-të persekutuarit. Pra, më komunikoi rrjedhshëm se besonte në të njëjtat vlera si dhe unë. Fitoi simpatinë time, pasi foli me letër, duke qenë i sinqertë që në komunikimin publik ende nuk kishte përvojën e duhur. Tek e fundit, jo të gjithë mund të jenë oratorë të mirë. Unë vetë sa herë jam para një audience të madhe, studio, sallë teatri kam emocione, të cilat bëj mund t’i kontrolloj. Shefi politik i Agronit, Luli është mirënjohur për stonaturat e tij, sepse nuk ka përvojë në kontrollin e zërit, veçanërisht të notave të larta.

Më vonë e ndoqa sërish Agron Shehajn pasi u zgjodh deputet, tek tha në një intervistë që është bërë i pasur, meqë është i zoti në biznes, jo si politikanët e tjerë që i kanë hyrë kësaj pune pa shtëpi dhe kanë dalë me vila. Kjo sipas meje është arrogancë e pasunarit të ri që ka meritën t’i ketë ecur, por që përcjell një mendim populist paragjykues për kolegët e partisë dhe Kuvendit, gjë që dëshmon mungesën e analizës, të cilën në biznes duhet ta ketë me siguri të mprehtë. Gjithsesi, sërish mund të kemi të bëjmë me mungesën e eksperiencës politike, ndaj nuk besoj se mbajti kush qëndrim.

Hera e fundit që e ndoqa zotërinë me interes ka qenë fjalimi i orëve të hershme të mëngjesit që i bëri të qeshë ligjvënësit e pushtetit. Mua prapë kjo nuk më ngacmoi, Mirën po. E ka mirë apo keq Mira është tjetër gjë, unë për veten time as e kisha në plan të thoja gjë. Por, meqë me kaq vonesë dikush i ka futur këta qytetarë të mbrojnë Agron Shehajn dhe të na telendisin ne të tjerëve, po them si profesionist i fushës dhe si njeri që nuk kam pse t’ia dua të keqen Agron Shehajt; ai e ka të nevojshme që edhe për shumë kohë të vazhdojë me letër. Siguria që të jep fitorja e mandatit, për fat të keq nuk konvertohet në oratori. Kjo e fundit do shumë përvojë, studim dhe thellim mendimi, ndaj për të shmangur komiken ose gëkmëkun, të shpëton vetëm letra. Nuk hahesh dot me doktorin apo Ramën që flasin me orë pa letër, sepse e kanë bërë ata udhën e tyre, anipse fillimet i kanë patur gjithsesi me letër.

Next Post
“Të dua si jetën time, madje më shumë…”, zbulohen letrat e dashurisë së Dritëroit për Sadijen

"Të dua si jetën time, madje më shumë...", zbulohen letrat e dashurisë së Dritëroit për Sadijen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com