• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë. Ishte shtylla e shtëpisë! Të bësh humor me thikën në zemër është…!

by Java News
30/05/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar për humbjen e bashkëshortes së tij Kostandina, e cila nuk ia doli të fitonte betejën e sëmundjen e rëndë, me të cilën luftoi për dy vite.

Llakaj, teksa u shpreh njerëzve falendertime për mesazhet ngushëlluese, tha se Kostandina në këto dy vite kishte treguar se ishte jo vetëm shtylla e shtëpisë, por dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte motivi që të vazhdonte të bënte humor dhe pse kishte “thikë në zemër”.

“Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin”, shprehet ndër të tjera aktori i humorit.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjitha mesazheve drejtuar drejt meje dhe familjes me rastin e humbjes së jetës së njeriut tonë të shtrenjtë, Konstandinës sonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem më këtë videomesazh duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju. Dihet mirë që edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz, të njohur dhe të panjohur. Moria e njerëzve në ditën e përcjelljes së Konstandinës dhe në ditët e pritjes, në një farë mënyre na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe, dhe pikërisht dhe për shkak të kësaj dhimbjeje po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar dhe stërlexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj, por ne nuk do të ruajmë kujtimin e saj, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën, time, të fëmijëve të mi, të mbesës, nipërve dhe të gjithëve.

Ne jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite Konstandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por edhe njeriu me karakterin më të fortë. Në dy vite, në këtë tragjedi njerëzore ,dhimbjeje, në këtë betejë më një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, vullnetin e saj që më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikën në zemër është e vështirë, motiv ishte Konstandina! Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin.

Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falenderimin e madh e mirënjohje. Dua t’ju them, duajeni njëri-tjetrin, respektojeni sepse pasuria më e madhe që zoti mund t’i jap çdokujt është shëndeti. Para shëndetit, jetës dhe njerëzve të familjes, çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara, shëndet dhe zemrat plotë! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesa dhe nipërit. Faleminderit me zemër!/m.j

Next Post
Eglën e shpallën fituese të BBV3, Balina ‘kryqëzon’ Ledionin dhe produksionin: Përse duhet ta bëni…!

Eglën e shpallën fituese të BBV3, Balina 'kryqëzon' Ledionin dhe produksionin: Përse duhet ta bëni…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

July 2, 2026
Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

July 2, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

July 2, 2026
U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

July 2, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

“Jashtëzakonisht zhgënjyese”, pse Haga shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së

July 2, 2026
Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

July 2, 2026
“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In