• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Gjekmarkaj: S’mund të flasim për “hapje kapitujsh” nëse nuk mbyllim plagët e demokracisë së cënuar

by B K
18/06/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, mori pjesë në forumin e Parlamentit Europian, ku në fokus ishte monitorimi i përparimit të Shqipërisë drejt BE-së, një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar.

Gjekmarkaj u shpreh se realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues, nuk pati një garë të barabartë dhe të ndershme në zgjedhje, ndërsa mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Fjala e Gjekmarkajt:

“Të nderuar kolegë, Të nderuar përfaqësues të Parlamentit Europian dhe institucioneve të BE-së,

Ju falënderoj për mundësinë që më jepet të flas sot në këtë forum të rëndësishëm, i cili ka në thelb të vet monitorimin e përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian  një synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar.

Megjithatë, detyra jonë është të jemi të sinqertë dhe realistë. Dhe realiteti politik në Shqipëri sot është tejet shqetësues. Sapo kemi kaluar një proces elektoral që, në vend që të përfaqësonte një hap përpara drejt konsolidimit demokratik, u shndërrua në një akt regresiv dhe thellësisht problematik. Procesi që u paraqit si zgjedhje, në fakt, ishte një farsë elektorale.

Në thelb, nuk pati një garë të barabartë dhe të ndershme. Mazhoranca në pushtet përdori të gjitha mjetet shtetërore për të ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetarëve:

* U përdorën institucionet për presion ndaj administratës publike,

* U shpërndanë fonde publike në mënyrë selektive dhe të motivuar politikisht,

* Tenderët dhe kontratat publike u përdorën si mjete për të blerë ndikim elektoral,

* U falën gjoba dhe u dhanë leje për përdorime tokash që lidhen me aktivitete të dyshimta,

* Dhe më alarmante, u faktua një përfshirje e drejtpërdrejtë e krimit të organizuar në procesin elektoral.

Të gjitha këto përbëjnë një kërcënim serioz për themelet e demokracisë dhe janë në kundërshtim të hapur me kriteret dhe standardet e Kopenhagës, mbi të cilat mbështetet procesi i anëtarësimit në BE.

Këto shqetësime janë dokumentuar qartë edhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, i cili thekson mungesën e barazisë mes aktorëve politikë dhe përdorimin e burimeve shtetërore nga mazhoranca, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Por kjo situatë nuk kufizohet vetëm tek zgjedhjet. Në Shqipëri, sot kemi një kapje të institucioneve. Pavarësia e sistemit të drejtësisë  që ishte shpresa më e madhe pas reformës historike në drejtësi  është vendosur nën trysni të vazhdueshme nga qeveria.

Persekutimi xhiusticialist ndaj liderit te Opozites Prof Dr Sali Berisha është tregues dëshpërues! Drejtësia me regji politike duke dobësuar Opozitën zvogëloi kësisoj edhe garancitë e veta institucionale të garantuara me parë nga logjika e numrave!

Ndërhyrjet politike, presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe retorika kërcënuese nga vetë Kryeministri, e kanë dëmtuar thellësisht perceptimin e drejtësisë si të pavarur dhe të paanshme.

Vjeshta pritet si shpata e Demokleut për ata prokurorë   dhe gjykatës kurajoz e të pakapur me numërat totalitarë që kjo mazhorancë mori!

Një tjetër fushë kritike është liria e medias. Shqipëria, sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House, vazhdon të renditet ndër vendet me liri të kufizuar të shtypit. Gazetarët përballen me presion politik dhe ekonomik, me frikësim dhe ndëshkim për raportime kritike, ndërsa pronësia e mediave është e përqendruar dhe shpeshherë e lidhur me interesa të ngushta politike e financiare.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë qartë se Shqipëria është duke bërë hapa pas në shtyllat themelore që e mbajnë në këmbë një demokraci funksionale: zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje pushtetesh, drejtësi të pavarur dhe media të lirë.

Të nderuar përfaqësues të BE-së,

Shqipëria nuk mund të ecë drejt anëtarësimit me fasadë reformash, ndërkohë që në praktikë minohen themelet e demokracisë. Ne nuk mund të flasim për “hapje kapitujsh” nëse nuk mbyllim më parë plagët e demokracisë së cënuar.

Rruga drejt BE-së duhet të mbetet një proces me kushtëzim të qartë, parimor dhe të drejtë, ku reformat nuk matin suksesin me propagandë, por me rezultate të prekshme në sundimin e ligjit, në funksionimin e institucioneve dhe në respektimin e të drejtave themelore.

Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak nga standardet që kërkohen për çdo vend tjetër kandidat. Kërkojmë vetëm që Shqipëria të matet me të njëjtën rrigorozitet që kërkohet në çdo demokraci europiane.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve shqiptarë që duan një të ardhme europiane, por mbi të gjitha – një demokraci të vërtetë në vendin e tyre.”

Next Post
Mbyllen hetimet për dyshen Meta-Kryemadhi, avokati Petraj: Ja sa vite burg rrezikon ish-presidenti 

“Berisha po tenton t’i shpëtojë dorëheqjes”, avokati: S’ka tren bullgar, PD kërkon të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
Supermakinat dhe jahti luksoz nuk janë të Andrew Tate! Jeta e Instagramit, ekzagjerim për show dhe të rënë në sy!

Supermakinat dhe jahti luksoz nuk janë të Andrew Tate! Jeta e Instagramit, ekzagjerim për show dhe të rënë në sy!

August 25, 2026
“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

August 25, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

August 25, 2026
Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com