• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Gjekmarkaj pas daljes së listave të PD: Nuk futem në radhë për t’u bërë deputet

by Ardit Rada
27/07/2020 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Agron Gjekmarkajt, bashkë me atë të Mark Markut dhe Preç Zogajt, gjendej në listën e Lezhës propozuar nga baza demokrate si kandidatë për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I pyetur nga Politiko.al, Gjekmarkaj thotë se nuk ka aspiruar ndonjëherë të bëhet deputet dhe se nuk ka pranuar ta plotësojë formularin që i kanë kërkuar. Më poshtë pedagogu dhe analisti poltik shpjegon…

Z. Gjekmarkaj, emri juaj juaj figuron në listat e kandidatëve të PD të propozuar nga baza. Si ju bën të ndiheni kjo?

I dashur Alfred, nuk kam aspiruar ndonjëherë të bëhem deputet, madje as tani që të kthej përgjigje ty. Dua të them që qëllimet e mia kur kam mbajtur qëndrime e mbaj ndaj kësaj qeverie nuk kanë qenë në funksion e nuk janë të kësaj ideje. Deputeti, në shumicën e rasteve është shndërruar në figurë komike që qesh e qan  me urdhër. Nuk jam i kësaj kategorie. E kam parë në media emrin tim, më kanë kontaktuar disa sekretarë partie të PD, persona tejet të respektuar të rretheve për të plotësuar një formular, sepse më kanë propozuar qytetarë të ndryshëm të cilëve u jam mirënjohës me përultësi që kanë gjetur sintoni me ato që unë kam thënë e shkruar publikisht, por nuk kam pranuar të plotësoj asnjë formular, sepse s’kam asnjë lutje për t’i bërë PD –së, paçka se uroj që të ndodhë rotacioni e shumë me tepër ndryshimi.

A jeni në dijeni të procedurës, çfarë pritet të ndodhë tani, kush e certifikon propozimin, a jeni kontaktuar nga lidershipi i PD?

Nuk më ka kontaktuar njeri. Ndërkohë që dua ta theksoj se unë jam person publik dhe besoj se propozimi im bëhet pikërisht si kontribues në debatin publik, jo si veprimtar i PD. Në këtë kuptim unë pres që ‘njohja publike’ që i ka bërë baza e PD emrit tim të mos shërbejë si mjet ilustrues dhe propagandistik që e bën lidershipin e PD të legjitimuar me botën intelektuale meqë në ‘lista’ janë edhe Plasari, Marku, Londo, Gjekmarkaj e të tjerë.

Nuk e di se çfarë mendojnë zotërinjtë e tjerë, por mund të hamendësoj se ata nuk janë në radhë për t’u futur në radhën e deputetëve yesmenë të partive tona. Nga ana tjetër mendoj si unë si ata jemi të interesuar për të dëgjuar pse-të dhe platformat, në këtë rast të lidershipit të PD. Këto platforma nuk gjenden në formularë që parakandidatët duhet të plotësojnë sipas procedurës.

A po thoniu se prisni që t’ju kontaktojë Basha?

Unë kam kontakte si me Bashën si me Ramën, me Metën dhe me Berishën, nuk është kjo çështja. Pritshmëritë e mia shkojnë përtej një telefonate nga Basha apo një emri në listë. Si zë publik unë nuk legjitimohem nga lista, por as nuk dua që emri im të ‘freskojë’ listën apo idenë e hapjes. Kjo është një listë paraprake dhe unë mendoj se sa më takon i kam bërë dhe fituar fazat paraprake në komunikimin publik dhe botën akademike!

Next Post
Rekord i zi në Shqipëri, regjistrohen 6 viktima dhe 67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Të infektuar me COVID, fëmija 3-muajsh bashkë me nënën nga Saranda nisen drejt 'Infektivit' në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In