• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: PD të krijojë sa më parë dy parti, nuk fiton përballë asnjë kandidati të Ramës

by Java News
07/06/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme por si pjesë e opozitës.

Duka tha se partia e tij ka vënë qëllim të qartë për arritjen e 50 mijë votave në të gjithë vendin, si dhe synimin që të përfaqësohet me nga dy këshilltarë në Bashki, por këta jo nga lista e PD-së.

“Kemi vënë objektiv që do synojmë nga dy këshilltarë për bashki, duam 50 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të jetë një trampolinë e mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për herë të parë pas 6 vitesh që unë jam kryetar i PAA, duam të garojmë me siglën e PAA, për arsye të ndryshme. Kësaj radhe do hyjmë çfarëdo që do bëhet. Ne do hyjmë në zgjedhjet vendore, nuk dëshirojmë të fusim anëtarët e Këshillit Bashkiak në listat e PD, duam ti kemi më vete. Nëse brenda nesh do futen forca të reja, mund të bëjmë lista të reja”, u shpreh Duka në një intervistë për MCN.

Lidhur me situatën në Partinë Demokratike, Duka deklaroi se është e ndarë në dy pjesë ku shumica është tek Grupi i Rithemelimit. Sipas tij, njëra palë pa tjetrën nuk fiton dot.

“Ti s’mund të fitosh dot kundër kandidatit të majtë. Nuk ka luks opozita të humbë asnjë votë. Sipas meje, është shumë e vështirë të bashkohen dhe unifikohen.

Këto dy palë do krijojnë dy parti politike, duhet t’i bëjnë sa më shpejtë në mënyrë që të gjejmë fije kontakti dhe të nxjerrin kandidatë politike. Pse nuk e gjejnë dy palët guximin. Grupi Alibeaj të marrë guximin të dalë me parti më vete, ndoshta më vonë do rishkrihen pas.

Sot e kanë shumë të vështirë të ribashkëpunojnë njeri me tjetrin. Nëse do bashkohen, bashkohuni se nuk kanë më kohë. Sali Berisha edhe të mos e ketë siglën e PD, do marrë vota më shumë se çdokush tjetër nga e djathta.

Grupi i Rithemelimit e shkundi PD nga një letargji e gjatë, ku fajin kryesor ia atribuoi lidershipit Lulzim Basha dhe vendimet e marra prej tij i cilësoi si penalizim. Sali Berisha i vetëm me Grupin e Rithemelimit, nuk e sjellin dot Partinë Demokratike në pushtet”, u shpreh Duka./m.j

Next Post
Për të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një ‘lajm të mirë’

Për të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një ‘lajm të mirë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In