• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Ndarja me Mediun dhe PR konsensuale, do të qëndrojmë në opozitë

by Java News
28/03/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Agron Duka është larguar nga Partia Republikane, duke marrë drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste, të Lufter Xhuvelit. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Agron Duka ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë apo do të kalojë nga radhët e maxhorancës. Ai po ashtu ka sqaruar dhe mënyrën se si është ndarë me Mediun dhe pritshmëritë që ka me Partinë Agrare Ambientaliste.

Zoti Duka, dy ditë më parë jeni zgjedhur kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Si lindi ideja të largoheni nga PR-ja dhe të merrni drejtimin e një partie jo parlamentare?

Ardhja ime në krye të Partisë Agrare ka lindur natyrshëm nga bisedat e përditshme që kam pasur. Kemi pirë kafe me z. Xhuveli disa herë dhe më ka propozuar që të marr drejtimin e partisë. Pas konsultimeve të vazhdueshme ne vendosën që nëse unë zgjidhem në krye të kësaj partie mund të ringrihet Partia Agrare Ambientaliste dhe mund të bëhet parti parlamentare. Duket se vitet e fundit Partitë Agrare nuk ka pasur peshë. Duke parë elektoratin e vogël dhe nevojën për ta ringritur, mora përgjegjësinë për të përfaqësuar këtë parti dhe për ta ngjallur. 50 për qind e popullatës jeton në fshat dhe është e natyrshme që përmes kësaj partie të kërkojmë të rrisim peshën elektorale në vend dhe këtë më mirë se sa unë vështirë se mund ta bëjë ndonjë tjetër.

Zoti Duka, shkëputja nga Partia Republikane a ishte e vështirë dhe a mund ta quhet kjo që keni bërë ju një lloj “tradhtie” ndaj zoti Mediu?

Me zotin Mediu jam konsultuar para se të marr drejtimin e Partisë Agrare. Vazhdoj të kem marrëdhënie të mira njerëzore në rend të parë, por dhe politike. Kontributi im te partia e zotit Mediu mund të ishte kontribut vetëm votash, ndërsa prania ime te Partia Agrare është e natyrshme dhe këtu përveç se mund të shërbej për të ngjallur këtë parti, mund t’i shërbej dhe më shumë kauzës time agrare. Unë e kuptoj se zoti Mediu do të dëshironte të më kishte në partinë e tij dhe si një deputet më shumë, por dhe në zgjedhjet parlamentare mund të siguronte më shumë vota, por unë kam gjykuar se më shumë se sa te Partia Republikane në aspektin profesional mund të jap te Partia Agrare. Unë, edhe pse jam zgjedhur në krye të Partisë Agrare, vazhdoj të jem pjesë e koalicionit të djathtë. Unë do të jem pjesë e grupit parlamentar të Partisë Republikane dhe do të vijoj të jem pjesë e të njëjtit krah politik. Vetëm se tashmë fokusi im do të jetë në fushën që unë njoh më mirë. Unë jam aty, ku kam qenë dhe ku kam deklaruar se do të mbetem; në opozitë, kundër qeverisë dhe në aleancë me Partinë Demokratike e koalicionin opozitar. Pra unë aty mbetem. Partia Republikane është një forcë e shëndetshme opozitare, me liderë dhe struktura të konsoliduara dhe elektorat në rritje. Me kërkesën e Partisë Agrare dhe dashamirësinë e PR-së dhe kryetarit të saj, Fatmir Mediu dhe në konsultime të gjata e të shumta me aktorë politikë të dy partive, si dhe atyre të koalicionit kam marrë përgjegjësinë e rimëkëmbjes edhe të kësaj force politike.

Next Post

Fundjava, Rama vrapon në plazh me Zahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In