• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Kam propozuar Dashamir Shehin për President. I ndershëm dhe me eksperiencë. Ja kandidatura që më duket ‘no sen

by Java News
24/05/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Agron Duka, i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, tregoi se si po vijohet me procesin e përzgjedhjes së Presidentit.

Ai theksoi se duhet vepruar shpejt që të propozohen emrat, ndërsa shtoi se dyshon që procesi do të përfundojë në raundin e katërt, me maxhorancën që ka të drejtë ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit. Ai tha se ngërçi brenda PD ka krijuar dhe një mosdakordësi në propozimin e merave. Duka, tha se propozimi i tij ishte Dashamir Shehi, një politikan me eksperiencë dhe sipas tij, njeri i dnershëm.

“Kjo punë do të shkojë me emërim nga Rama. Me 20 firma është e mbaruar kjo punë. Nëse nuk gjendet konsensus brenda opozitës, të marrësh 20 firma duke iu lutur deputetëve të skualifikon. Nëse nuk arrin të marrësh konsensusin e opozitës, si mund të marrësh konsensusin e Ramës.

Nëse ndjekin zotin Alibeaj s’do të thotë që ndjekin të gjithë opozitën. Është pjesa tjetër që ndjekin Rithemelimin dhe aleatët. Në këto kushte, edhe kandidatët nuk pranojnë që thjesht t’u dalë emri sepse janë të skualifikuar. Unë dhe Aleanca për Ndryshim jemi për emrin e Dashamir Shehit. Ai ka një fjalë pëlqyeshmërie te pjesa më e madhe e opozitës. Nuk bën asnjë kompromis në atë që është në të mirë të qytetarëve. Ai është i ndershëm.

Nëse nuk zgjedhim një njeri të ndershëm nuk është mirë. Ka eksperiencë të gjatë në politikë. Është politikan i një moshe që nuk pritet të synojë lëvizje të re politike apo të jetë pjesë e PD apo PS. Sipas gjykimit tim, por jo vetëm, unë besoj se është figurë që plotëson kushtet. Ne dhe unë personalisht kam shprehur pëlqimin për të. Kandidatura që të dali duhet të ketë konsensusin e të gjithëve. Nëse s’ka konsensus, edhe Shehi nuk do të pranojë. Mund të ketë edhe emra të tjerë.

Këta s’po puqen sepse kanë kundërshti mes vetes. Grupi i Rithemelimit është shprehur dhe thotë që nuk marrim pjesë në proces të rremë. Edhe unë kam të njëjtën mendësi me palët tjetër. Kushtetuta e lejon dhe do të ishte mirë të bashkoheshin e të mos ndiqeshin etapat. Nëse Rama kishte ndërmend t’i digjte e të vendoste të vetin, kështu e vendosim përballë përgjegjësisë. Nëse veprojmë kështu i japim Ramës alibinë që iu ofruam opozitës, por ato nuk dhanë kandidaturën e tyre. Emrat janë të nderuar, i vetmi njeri që nuk bën sens aty është Leka Zogu që nuk besoj se është një njeri që le fronin mbretëror për t’u bërë President.

Kurse figurat e tjera janë shumë të mira. Personalisht nuk njoh Demirajn. Janë bërë propozimet pa pyetur njeri. Ata kanë qenë kundra, si rasti i Profesor Kosovës, që ka thënë kam plane të tjera. E vetmja mënyrë për të arritur emër konsensual ka qenë dhe është që të bashkohet opozita. Duhet patjetër të marrim pjesë. Nuk ka ndërmend që opozita të bashkohet për të nxjerrë një figurë. Jam skeptik që të ketë raund të tretë përfundimtar dhe mendoj që do të shkojë në një raund të katërt”, tha Duka./m.j

Next Post

Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In