• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka “braktis” Berishën: Nuk mendoj që na ndihmon një marrëveshje koalicioni

by Java News
21/02/2023 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një PD e përçarë, e copëtuar, e paqartë po krijon dhe një opozitë po të tillë, në prag të testit të zgjedhjeve. Dashamir Shehi javën e shkuar krijoi një koalicion të vetin së bashku me Astrit Patozin. Por lëvizjet vijojnë në të njëjtin drejtim edhe nga aleatët e tjerë të PD-së, ndonëse në forma të tjera.

Është Agron Duka me ndikim elektoral në qarkun e Durrësit, që ka zgjedhur të dalë me siglën e vet për 14 majin. “Nuk ka marrëveshje sepse PD ka problemet e veta. Pritet ende kush do të jetë PD zyrtare dhe kush do të regjistrohet në KQZ”, ka thënë Duka.

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste do të mbetet në opozitë por e shikon të dëmshme nëse lidh koalicion me Berishën apo Metën.

“Në kushtet që është opozita nuk mendoj që na ndihmon një marrëveshje e tillë. Ne do të mbështesim një kandidat. Pa u lidhur as me Metën as me Berishën. Nëse ne do t’i shohim zgjedhjet si administrative, do të mbështesim kandidatin. Kështu kemi më shumë mundësi për të fituar”.

Dhe jo në të gjitha bashkitë, cilido qoftë kandidati, ai do të mbështesë kandidatin e opozitës për kryebashkiak.

“Nuk mundet mua të më diktojë PD, cilado qoftë ajo që ti merru me Skraparin apo Poliçanin apo qytete të tjera.”

Më e pashpresë, madje plotësisht të zymtë paraqet situatën në bashkitë ku PD shkon me dy kandidatë.

“Në qytete që janë majtas, dhe ka dy kandidatët këto janë të pashpresë”, tha ai.

Me këshillën për t’u fokusuar tek bashkitë se sa tek politika e madhe e qendrës, Duka tregoi se fokusi i tij do të jenë parlamentet lokalet, ose këshillat bashkiak.

“PAA do të fokusohet tek këshillat bashkiak për shkak të kodit. Nuk mund të dalësh me një listë ose të dalësh në një koalicion.”

Përveç Durrësit, Agron Duka do të ketë listën e tij me këshilltarë edhe në Lezhë dhe Shkodër, bastionin e demokratëve.

/s.f

 

Next Post
Dhunoi barbarisht 13-vjeçarin, elektriçisti nën hetim për keqtrajtimin e të miturit në Librazhd

Dhunoi barbarisht 13-vjeçarin, elektriçisti nën hetim për keqtrajtimin e të miturit në Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

June 11, 2026
Investimet e huaja arritën rekord në tre muaj, 43% u orientuan drejt pronave

Investimet e huaja arritën rekord në tre muaj, 43% u orientuan drejt pronave

June 11, 2026
Spahiu: Fakti që në shesh nuk protestojnë as 400 veta, provon që s’janë vjedhur 400 mijë vota

Unë do ta votoj partinë e re që do të krijojë protesta

June 11, 2026
“Jam sëmurë, po marr serum në QSUT”, dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

“Jam sëmurë, po marr serum në QSUT”, dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

June 11, 2026
KUVENDI LIVE! PD proteston me pankarta në sallë! Priten pesë interpelanca

KUVENDI LIVE! PD proteston me pankarta në sallë! Priten pesë interpelanca

June 11, 2026
Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

June 11, 2026
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Rama kundër Blogerëve, beteja ku fitojnë vetëm Flamingot

June 11, 2026
Shkatërrohet call center-i në Tiranë! Pranga 4 drejtuesve, ‘kapen mat’ 49 punonjës

Shkatërrohet call center-i në Tiranë! Pranga 4 drejtuesve, ‘kapen mat’ 49 punonjës

June 11, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Hëna ndryshon shenjë, astrologu Jorgo Pulla zbulon kush favorizohet më shumë sot

June 11, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Arritja më e madhe e Ramës: Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In