Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik në faqet qeveritare në vendin tonë.
Rama shprehet se kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme dhe sipas tij agresori është në tërheqje.
Ai shton se nëse nuk do të ketë surpriza të tjera shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.
“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!
Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.
g.kosovari