• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Agresorët të veshur si efektivë policie’/ Si i shpëtoi Durim Bami atentatit me 13 plumba në Tapizë

by Java News
10/11/2020 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishin duke qarkulluar me makinë në zonën e Fushë Krujës. Por pikërisht kur kanë hyrë në fshatin Tapizë, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Bami.

Gazetari Elton Qyno, në artikullin e tij, shkruan se Bami ia ka dalë të shpëtojë pa asnjë gërvishtje edhe brenda makinës kanë depërtuar 6 predha, njëra prej tyre ka plagosur 35-vjeçarin Kodra. Qyno gjithashtu bën me dije se burimet me grupet hetimore është mësuar se atentatorët kanë qënë tre persona, të veshur si efektivë policie që kanë tentuar të vrasin të ashtuquajturin “i forti i Niklës”. Mesa duket ata e kishin ndjekur prej kohësh Bamin dhe lëvizjes e tij gjatë gjithë kohës në zonë. Duke e ndjekur vazhdimisht ata kishin kuptuar se duhet të qëllonin ndaj tij, teksa ai po kthehej nga një drekë në fshatin Qerek me kushëririn e tij. Rrugës për në shtëpi, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë.

Sipas Kodrës, edhe pse në një pozicion të vështirë për të manovruar, Bami kishte mundur që të hynte në anën tjetër të rrugës, për t’u përplasur më pas me një biznes që merrej me tregtimin e mermerit. Por me rëndësi ishte që i shpëtoi atentatit. Kodra gjithashtu tregoi se atentatorët po i prisninnë hyrje të urës së Tapizës, në drejtim Kamëz-Fushë-Krujë, me një automjet Golf 5 me ngjyrë gri që ishte i ndaluar në trotuar.

Në momentin e përplasjes së makinës, si Durim Bami ashtu edhe Ervin Kodra kanë dalë nga mjeti duke u gjendur në tokë. Pasi mori lajmin për atentatin e dështuar, brenda pak minutash në vendngjarje ka shkuar me shpejtësi Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ka dërguar në spitalin Ushtarak, Ervin Kodrën. Ndërsa Durim Bami, ashtu siç edhe deponoi vetë në Polici, ishte fshehur.

Më tej në rrëfimin e tij, Kodra ka shtuar se brenda mjetit të atentatorëve kishte fiksuar  3 persona, ku njëri ishte shofer, tjetri pasagjer dhe i treti ka qënë në sediljen e pasme. Sipas tij, personi që ka qëlluar me breshëri ka qenë njeriu që ndodhej në sediljen e pasme të makinës, i cili mbante në kokë një kapele, por ka shtuar se të tjerët nuk ka mundur që t’i fiksojë dot.

Megjithatë mbetet tashmë në “dorën” e Policisë që të zbardhë të plotë atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit.

Por kush është Durim Bami?

I dënuar më herët për vjedhje me armë, Bami zuri titujtë kryesorë të mediave në vitin 2015, për një atentat të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Dosja përfundoi në prokurori, ku u zbulua dhe inskenimi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë, pasi Doshi akuzoi presidentin e sotëm Ilir Meta, se i kishte porositur një atentat me një pagesë prej 500 mijë euro.

g.kosovari

Next Post
Shifra rekord/ MSH: Rritet numri i të shtruarve në Infektiv, 8 në terapi intensive. Ja sa janë të intubuar

'Kemi vend edhe për 1600 të shtruar'/ Manastirliu tregon limitet e spitaleve: Reanimatorë mungojnë në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In