• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agresioni rus/ Zbulohen detaje nga takimi i NATO-s: Ja çfarë armësh të reja i janë premtuar Ukrainës

by Java News
01/07/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s u takuan në Madrid këtë javë, Ukraina kërkoi armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet ?

Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.

“Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.

“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”.

NATO-ja nuk po e furnizon Ukrainën me armë. Zëri i Amerikës bisedoi me ish-Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Evropën dhe NATO-n, Jim Townsend.

“NATO-ja, si një institucion, nuk po ofron armatime, sepse nuk i ka ato. Aleatët e saj po e bëjnë këtë. Ndaj NATO-ja ka mbështetur vendet që kanë ndihmuar sipas mundësisë. Duhet që ritmi i përvetësimit dhe trajnimit të përputhet me nevojat e situatës dhe kjo po ndodh”.

Pavarësisht kufizimeve, disa anëtarë të NATO-s kanë bërë premtime të reja në takimin e Madridit. Presidenti Joe Biden tha se një mbështetje ushtarake shtesë, prej 800 milionë dollarësh, ishte në rrugë e sipër drejt Ukrainës – pjesë e zotimit prej mbi 7 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën.

“Sisteme të reja të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, artileri dhe municione, radarë kundër artilerisë, municione shtesë për sistemet e raketave HIMARS, që tashmë i kemi dhënë Ukrainës dhe më shumë sisteme të tilla nga vende të tjera”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Të enjten, Britania premtoi 1.3 miliardë dollarë shtesë në ndihma ushtarake, duke e çuar kontributin e saj të përgjithshëm në 2.8 miliardë dollarë.

Franca tha se planifikon të dërgojë gjashtë sisteme shtesë të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, duke e çuar totalin në 18. Sipas njoftimeve, Ukraina i ka vendosur këto armatime në Detin e Zi, pranë ishullit të Gjarpërit, të rimarrë nga forcat ukrainase. Gjermania është zotuar të dërgojë në korrik 15 tanke kundërajrore, ndërsa Spanja po shqyrton dërgimin e rreth 40 tankeve Leopard të prodhimit gjerman, megjithëse kërkohet miratimi i Berlinit. Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, Perëndimi ende nuk ka furnizuar Ukrainën me sasinë e armëve të rënda të kërkuara prej saj. Fabrice Pothier, Ish Shef i Planifikimit të Politikave të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës se Perëndimi duhet bëjë përllogaritje më të thella politike.

“Ekziston mendësia e një përllogaritje politike se kjo do të ushqejë dhe do të ndikojë në një përshkallëzim që del jashtë kontrollit. Në një farë mënyre, e kuptoj këtë mënyrë të llogjikuari, por mendoj se është tejet e gabuar. Sepse në thelb, nënkupton se po i kërkojmë zotit Zelenskyy të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.” Ukraina thotë se ka nevojë për një rritje dhjetëfish të furnizimit me armë për t’u përballuar me arsenalin e ushtrisë ruse./VOA/m.j

Next Post
FOTO/ Maturë ‘sheikësh’ në Shqipëri, të rinjtë e Peqinit hedhin valle me veshje arabe

FOTO/ Maturë 'sheikësh' në Shqipëri, të rinjtë e Peqinit hedhin valle me veshje arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë

October 19, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com