• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agresioni rus në Ukrainë, Papa Françesku thirrje Europës: Lufta duhet të marrë fund! Veproni si urë e paqebërës

by Java News
02/08/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse” që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ai këto komente i bëri më 2 gusht, në nisje të vizitës pesëditore në Portugali.

Papa, 86 vjeç, u mirëprit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë.

Kjo ngjarje fetare – që shënohet për një javë përmes ngjarjeve fetare e kulturore mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme – vjen në kohën kur Kisha Katolike po reflekton për të ardhmen e saj dhe po vazhdon të përballet me priftërinj të përfshirë në skandale të pedofilisë.

Gjatë fjalimit të parë në Portugali, Papa tha se Evropa duhet ta pyes veten se ku po shkon nëse “nuk i tregon botës rrugët deri tek arritja e paqes dhe mënyra kreative për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.

“Bota ka nevojë për Evropën e vërtetë. Ka nevojë që Evropa të luajë rolin e një ure dhe të paqebërëses”, shtoi ai gjatë fjalimit të mbajtur para zyrtarëve dhe diplomatëve në Lisbonë. Papa Françesku kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe tani ai po përdor karrocë dhe shkop për ecje.

Para dy muajsh ai iu nënshtrua një operacioni abdominal. Megjithatë, gjatë qëndrimit në Portugali ai do të mbajë 11 fjalime dhe do të zhvillojë rreth 20 takime. Ndryshe, Dita Botërore e Rinisë është krijuar më 1986 nga Papa Xhon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione të lutjeve.

Ngjarja që po mbahet sivjet ishte paraparë të mbahej një vit më parë, por ishte shtyrë për shak të pandemisë së koronavirusit./rel

Next Post
“Kemi marrëdhënie vëllazërore”/ Vuçiç: Nuk ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

"Kemi marrëdhënie vëllazërore"/ Vuçiç: Nuk ka çështje të hapura mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

VIDEO / Redi Muçi ironizon deputetët e shumicës, Zegjine Çaushi: O psikopat…

September 17, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

September 17, 2026
FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

FOTO/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, protestuesit hedhin letra higjienike në drejtim të Policisë, shkulet dhe gardhi! Një i shoqëruar

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com