• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agresioni mbi Ukrainën, bomba sociale e gjithë globit

by A R
17/10/2022 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Me gjithë racionalitetin e shqetësimit mbi efektet gjeopolitike, aleancat e reja të supozuara, apo rrezikun e prishjes së rendit botëror i cënuar skajshëm nga insistimi agresor i Putinit për një fron “exstralarge” në tryezën e fuqive të mëdha, kriza ekonomike globale është bomba reale sociale që kërcënon gjithë botën.

Para shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, shumë vende u përballën me situata jashtëzakonisht të vështira, për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit. Por pushtimi rus i Ukrainës i dha një goditje edhe me të rëndë sigurisë në mbarë globin. Të gjitha vendet janë prekur nga rritja e cmimeve, kostoja e lartë e jetesës dhe inflacioni. Kriza ushqimore mbetet kryefjala e pasojave të konfliktit. Statistikat e fundit tregojnë se rreth 800 milionë njerëz vuajnë nga uria në mbarë botën.

Përtej ofshamave patetike populiste, destabilizimi i sigurisë ushqimore dhe energjitike, është direkt produkt i konfliktit ruso-ukrainas, për shkak të uljes së vëllimit të eksporteve. Rusia dhe Ukraina eksportojne gati 30% të grurit dhe 13% të misrit në botë. Mbyllja e porteve Ukrainase uli kapacitetet e saj eksportuese me 90%, ndërkohë që sanksionet ndaj Rusisë kanë tkurrur hartën e eksporteve të drithërave. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë me rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë, dhe eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror. Bashkimi Evropian importon nga Rusia rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës që i nevojitet. Bazuar në këto shifra, BE është rajoni më i prekur nga kriza. Por, mungesa e karburantit, plehrave kimike, farërave, vajrave bimore, shoqëruar me mungesën e fuqisë punëtore kryesisht në vendet e zhvilluara, po prish zinxhirin global të prodhimit dhe furnizimit.

Sfida afatshkurtër e Evropës është përballja me inflacionin rekord prej 8.6% dhe kapërcimi i këtij dimri pa mungesë të madhe energjie. Ndërkohë që euro shënon nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit dhe pritjet për recesion janë në rritje, pasiguria shtohet mbi industritë me energji intensive, kryesisht ajo e rënda dhe bujqësia. Kreu i eurozonës në ING Bank, Carsten Brzeski, parashikon recension në fund të këtij viti.

Situata e kompanive të mëdha, me peshë në ekonominë europiane nuk është optimiste. Uniper, importuesi gjerman më i madh i gazit rus, i ka kërkuar ndihmë financiare qeverisë për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të larta. Kompanitë gjigande të përpunimit të qumështit kërkojnë paketë shpëtimi për taksapaguesit, që të mos bjerë fuqia blerëse. Në një orë, për të mbajtur 20,000 shishe qumësht të ftohtë, industria e qumështit përdor sasinë e energjisë elektrike që një shtëpi e konsumon për një vit. Imagjinoni mbylljen e një fabrike gjigante si Molkerei Berchtesgadener Land në Biding të Gjermanisë e cila prodhon 1 milion litra qumësht cdo ditë dhe mban në punë 1,800 fermerë me 50,000 lopët e tyre.

E ndërsa mensat sociale në Itali po ushqejnë më shumë njerëz, grupet e konsumatorëve vlerësojnë se një familje e mesme italiane po shpenzon për ushqim këtë vit, 681 euro më shumë. Ndërkohë, qeveria franceze, në skenarin më të keq, synon të ruajë energjinë duke fikur dritat gjatë natës, ndërsa zyrtarët gjermanë, të gatshëm të rindezin centralet e qymyrit në rast emergjence, u kërkojnë qytetarëve dhe bizneseve të përdorin më pak energji për ngrohje dhe ajër të kondicionuar. Kjo është vetëm një pjesëz e tablosë së zymtë të fillimkrizës. FMN me zërin e Kristalina Georgieva paralajmëron se pasiguria e ekonomise globale mund të përkeqësohet më shumë nëse çmimet e larta dhe invazioni vazhdojnë.

Në planin afatshkurtër, reagimi efektiv dhe solidariteti ndaj pasojave të krizës, janë dy shtyllat ku bazohen strategjitë e BE-së, ndërkohë që vendet anëtare kanë gati planet nacionale. Sipas ekspertëve, në planin afatgjatë, rritja ekonomike e Evropës do të varet nëse qeveritë do të orientojnë investimet për kalimin në një ekonomi e cila bazohet në energji të rinovueshme.

Po Shqipëria cfarë?

Gjuha e populizmit politik në ekonomi ka vlerën zero. Ekonomia bazohet në shifra. Shifrat tona ishin alarmante edhe pa këtë krizë. Pavarësisht se INSTAT nuk publikon të dhëna të mjaftueshme për periudhën 2020-2021, sipas Eurostat, 78% e popullsisë sonë është rrezikuar nga varfëria dhe, 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikon varfërinë, për shkak të papunësisë. Në vitin 2019, rezulton se 21.8% e popullsisë sonë zyrtarisht jetojnë nën kufirin e varfërisë. Realisht, në 20 vitet e fundit Shqipëria shënon mesatarisht 20% të popullsisë të saj që jeton në nivele të varfërisë absolute. Sipas analizës së Eurostat, jo rritja ekonomike, por vetëm rritja e punësimit ul nivelin e varfërisë. Cka do të thotë, papunësia në rritje do të rrisë më tej varfërinë.

Në vitin 2021, numri i personave nën minimumin jetik, me më pak se 5.5 dollarë në ditë, arriti në 622 mijë. Me fjalë të tjera, në Shqipëri 1/5 e popullsisë jeton nën minimumin jetik. Shqipëria kryeson me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë bashkë me presionet e vazhdueshme të inflacionit mund të pengojnë uljen e saj. Rritja e PBB-së së Shqipërisë në 8.5% në vitin 2021, u sfumua nga inflacioni i lartë. Në muajin shtator inflacioni kapi shifrën 8.1%, më i larti në 24 vite. Shtresa e mesme po merr goditje të rëndë, ndërsa shtresa e varfër po shkon drejt mjerimit.

Me këto të dhëna, Banka Botërore parashikon pasiguri në rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2022-shin, me rreziqet që vijnë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve, të cilat mund të ulin konsumin, këshillon mbështetje sociale. Edhe pse në kushte të shtrënguara, qeveria duhet të rrisë ndihmat sociale për shtresat në nevojë, nën shembullin e shteteve fqinje. Maqedonia Veriut, megjithëse ka varfëri dhe papunësi më të ulët se ne, cmime më të ulëta dhe rroga më të larta, sapo miratoi një paketë anti-krize prej 350 mil euro për të zbutur efektet e saj.

Armiku i ekonomisë shqiptare është varfëria, kryesisht në periferi dhe fshatra. Në fshatra, ku jetojnë 48% e popullsisë, përvec mungesës së investimeve dhe projekteve mbështetëse në bujqësi, nuk ka asnjë ndihmë sociale. Kjo cuar në largimin masiv të të rinjve. Mbështetja e bujqësisë me subvensione dhe një politikë fiskale e moderuar për fermerët, do ishte mbështetja e duhur në këto momente krize.

Mungesa e instrumentave për të ndërhyrë tek shtresat në nevojë, është problem më vete. Zvogëlimi i numrit të bashkive në 61 bashki pas reformës territoriale të 2014-ës dhe kalimi i komunave në njësi administrative me kopetenca modeste, uli ndjeshën nivelin e shërbimeve. Politika duhet të marrë parasysh funksionimin dhe efikasitetin, jo numrin, në ndërhyrjen që pritet të bëjë këto ditë. Në këtë situatë thuajse emergjence, ka nevojë për një front të gjërë me planveprimi të qartë. Qeveria, institucionet fetare, OJQ, organizatat humanitare, shoqëria civile, duhet të angazhohen bashkarisht sidomos ndaj shtresës së varfër, nevojtarëve, të pamundurve dhe pensionistëve. Politikat fiskale duhet të zbusin krizën, që biznesi të ecë dhe mbi të gjitha të mos bjerë konsumi. Nëse do vazhdohet me propaganda populiste apo borde fiktivë nën moton “Ujku mjegull do”, dikush duhet t’ua kujtojë se forma më e keqe e dhunës është varfëria.

Next Post
Masakroi 40-vjeçarin se i kërkoi t’i linte të qetë vajzën, gjykata lë në burg Sokol Tabakun

Masakroi 40-vjeçarin se i kërkoi t’i linte të qetë vajzën, gjykata lë në burg Sokol Tabakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com