• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agostineli: Nuk i kuptoj akuzat e Partizanit, tifozët tanë janë viktima

by Java News
04/11/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri italian i Skënderbeut, Andrea Agostineli, ka dhënë një intervistë për “Supersport” ku ka folur për takimin e radhës në Superiore, atë ndaj Flamurtarit. Ai gjithashtu komentoi edhe situatën e krijuar pas ndeshjes me Partizanin si dhe e cilësoi të padrejtë vendimin e Komisionit të Disiplinës për të dënuar me 3 ndeshje pa tifozë ekipin korçar.

agostineli

Për ndeshjen ndaj Flamurtarit

“Çdo ndeshje ka karakteristikat e saj. Tradita na tregon që për ne Flamurtari është një kundërshtar i vështirë pasi na ka krijuar probleme. Jemi përgatitur si zakonisht, me shumë dëshirë për të zhvilluar një ndeshje pozitive.”

Për ngjarjet në ndeshjen ndaj Partizanit dhe vendimin e Disiplinës

“Nuk jam unë njeriu i duhur për të bërë komente rreth kësaj çështjeje. Nga ajo që unë pashë, tifozët tanë janë viktimat e vetme të kësaj ngjarjeje. Ndeshjet me Partizanin janë përherë të tensionuara. E përsëris është se ajo që ka ndodhur tashmë nuk më intereson. Ne kemi mbyllur fazën e parë në vendin e parë të klasifikimit dhe duam të qëndrojmë deri në fund në këtë pozicion.

Përsa më përket, mund të them se nëse në fillim të sezonit do të më thonin se do të qëndronim në krye, do të ishim të kënaqur. Më vjen keq që nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve për tre ndeshje sepse kjo do të peshojë te skuadra. Është një vendim i padrejtë.”

Për akuzat e Partizanit

“Më duhet të them se kur shfletoj gazetat, shikoj vetëm fotot dhe nuk arrij të kuptoj saktësisht atë që shkruhet. Mua më duhet të ritheksoj se mendoj që tifozët tanë u sulmuan dhe nuk janë ata që provokuan. Unë qëndroj në pankinë dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur jashtë stadiumit.”

Për takimin me presidentin Takaj

“Presidenti na karikoi. Na ka theksuar se do diçka më shumë nga skuadra. Ne pikët i kemi grumbulluar por kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar. Ishte një takim mes stafit dhe lojtarëve, ashtu siç ndodh rëndom në çdo familje.”/a.k

Next Post
Çamëria/ Sherr në politikën greke, Kotzias: Vumë “vijat” e kuqe, deputetja e “Demokracia e Re” hapi çështjen

"Himara", Kotzias i përgjigjet Ramës: Historia mbështetet në fakte, jo në mite imagjinare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In