• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Agonia dy orëshe e një peme të gjymtuar nga Bashkia e Tiranës

by
06/06/2015 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gumëzhimë elektrike më shpoi gjumin e mëngjesit. Kapa rrufeshëm orën dhe zgurdullova sytë: 06.04 e mëngjesit. Ishte ende herët për t’u ngritur. Zakonisht përgatitja për në punë më zgjat fiks gjysmë ore, prandaj mund të dremisja edhe ndonjë orë tjetër përpara se të nisja aktivitetin e përditshëm: pra, para se të thithja sërish të njëjtin pluhur të ndotur të Tiranës, të ecja sërish pranë koshave me plehra të një dite më parë, të mallkoja me të njëjtat fjalë fyese trafikun dhe tipat që do të vononin si gjithmonë, parkuar anash rrugëve dyshe me bllokazhin ndezur, të shaja nëpër dhëmbë semaforin që nuk punon, të shmangia me kujdes gropat në rrugë (oh, amortizatorët e makinës time të gjorë), të skërmisja dhëmbët përpara ndonjë polici bashkiak që debatonte me fakirin e radhës që kishte zbritur nga fshati për të shitur specat e domatet në trotuarët e shkallmuar e të ndotur të qytetit tim, të… të… të…

Por, gumëzhima elektrike nisi të elektrizohej edhe më. Ashtu, gjumëprishur, dëgjoja ca pasthirrma, ndonjë të qeshur, makina që i binin borive pa pushim, dhe fëshfërima degësh që pasi kërcisnin si kocka të thyera, shkaktonin në zhurmë mbytëse, të frikshme, thuajse si klithma pa zë. Hera-herës më ngjanin me ndonjë mizanskenë horror që luhej në kokën time, njerëz që me sharrë elektrike gjymtonin një të ngjashmin e tyre, e ashtu nga një lartësi e caktuar lëshonin gjymtyrët që binin pëlltumb mbi asfalt.

U ngrita somnabul, i trullosur nga të gjitha këto dhe iu afrova dritares, dielli më vriste sytë. Përballë meje qëndronte cung një pemë e zhveshur lakuriq nga degët ende të gjelbra, që dërgjeshin mbi asfaltin e thatë, gjithë pluhur. Dy njerëz, të hipur majë vinçit të makinës së Bashkisë po cungonin njërin nga krahët, rreth tre-katër të tjerë me jelekë portokalli ku shkruhej Ndërmarrja e Pastrimit, Bashkia Tiranë, pastronin degët e sharruara më parë, ndërsa një tjetër hante byrekun…me sa duket, kishte dalë pa mëngjes nga shtëpia. Më  anash, një burrë shtynte kutinë e bananeve, domateve, sallatës jeshile, majdanozit e kushedi çë tjetër, teksa mundohej të gjente një copë hije, nën strehën e murit ngjitur.

U vesha dhe dola në rrugë… nga poshtë skena e batërdisë dukej edhe më e egër. Ngrita kokën: pema tashmë kishte marrë formën e skulpturës para Institutit të ish të Përndjekurve Politikë. Asnjëherë s’më ka pëlqyer ajo statujë, mirëpo sa herë e shoh më duket se diç ulëret me forcë. I hodha edhe një vështrim tjetër keqardhës, pemës, burrave që e gjymtuan, mbledhësve të degëve të vrara, burrit që priste myshterinj në gjysmë hije dhe vetes; dëshmitar i një vrasjeje m’u në mes të Tiranës, ngjitur me murin e shkollës “Vasil Shanto”, 6 qershor 2015.

Pastaj, makina e bashkisë lëvizi ca metra më tutje. Një pemë tjetër gjelbëroshe lartohej aty pranë. I ktheva kurrizin dhe u nisa për në punë, si një qen me bisht ndër shalë, i vetëdijshëm se s’doja të merrja pjesë në një vrasje tjetër… e teksa dëgjoja gumëzhimën elektrike të sharrës që përshkonte mishin e drunjtë, vetiu thashë nëpër dhëmbë: Edhe 15 ditë! / DITA

Next Post

6-vjeçarja shpëton vëllanë e vogël dhe vdes vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In