Pas ndarjes nga jeta të gjeniut të letrave shqipe Dritëro Agolli, kryeministri Rama ka ngushëlluar familjen e tij. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se Agolli ka lënë pas një mal të lartë përjetësie për të gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe.
Nëpërmjet një krahasimi kryeministri Rama e ka vlerësuar tokën ku do të prehet shkrimtari i madh Dritëro Agolli si një vend pelegrinazhi për ata që duan letërsinë brez pas brezi.
Statusi i plotë
“LAMTUMIRË DRITËRO
U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi…”