• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agnus Dei fiton edhe tri çmime në Spanjë

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në edicionin e 32-të të festivalit spanjoll “La Rioja es de Cine”, i cili ka përfunduar mbrëmë në Logrono të Spanjës, filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar e regji të Agim Sopit, ka triumfuar duke rrëmbyer tri çmime të rëndësishme: ‘Filmi më i mirë ndërkombëtar’(Mejor pelicula extranjera ), Skenari më i mire (Mejor guion) dhe Montazhi më i mirë (Mejor edicion).

Në gala ceremoninë e ndarjes së çmimeve, drejtori i festivalit, David Reymonde Alboger-Hansen, duke ndarë çminim për filmin më të mirë ndërkombëtar, ka thënë se çmimi i filmit më të mirë ndërkombëtar shkon për filmin kosovar “Agnus Dei” të autorit Agim Sopi.

“Agnus Dei që ambientohet në kohën e luftës së Kosovës, padyshim është një film i mahnitshëm.

Një festë kinematografike që të ngazëllen, duke depërtuar thellë në mendjen dhe shpirtin e secilit shikues, duke udhëtuar nëpër historinë e shpirtit njerëzor nga antikiteti e deri në kohët e sotme të trazuara, përplot lufta, krime e mizori.

Dhe jo vetëm për këtë. Filmi Agnus Dei shpërblehet për inovacion kinematografik, për ndërtimin mjeshtëror të përmbajtjeve kuptimore dhe estetike. Agnus Dei është një film i veçantë që i bënë nderë çdo kinematografie”, citohet të ketë thënë Alboger-Hansen, raporton Koha.net.

Nga ana tjetër, regjisori Sopi, duke mos patur mundësi të udhëtojë në Logrono për të marr çmimet, përmes një prononcimi me Skype, i është drejtuar publikut spanjoll në “Cines Moderno” me fjalët: “Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që filmi im “Agnus Dei” ka fituar disa çmime të rëndësishme në festivalin tuaj.

Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë ekipin e festivalit, jurinë e festivalit, dhe veçanërisht Davidin! Me kujtohet se shkrimtari spanjoll Carlos Zafon ka thënë: ‘Po të pikturoja edhe njëqind vjet, nuk do të mund ta ndryshoj as edhe një presje të vetme nga brutaliteti, injoranca dhe mizoritë njerëzore’.

Duke qenë pjesë e këtyre mizorive gjatë jetës sime, kam mësuar të vërtetën dëshpëruese se arti pavarësisht fuqisë që ka, nuk mund ta ndryshojë botën, por megjithatë unë jam i bindur se arti mund të ndryshoj njerëzit të cilët do të jenë në gjendje ta ndryshojnë botën. Unë besoj thellësisht në këtë. Ju faleminderit”.

Agnus Dei, tashmë radhit pas vetes 75 çmime ndërkombëtare, duke qenë pjesë e programeve zyrtare në më shumë se 160 festivale të ndryshme në të katër anët e globit, citohet Koha. (b.an)

Next Post
A është ndarë nga bashkëshorti ish Miss Shqipëria, Adrola Dushi?! (FOTO)

A është ndarë nga bashkëshorti ish Miss Shqipëria, Adrola Dushi?! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë 4 ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në olici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në olici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com