Në festivalin London Shows Film Festival – Londër, i cili ka përfunduar të shtunën, në një garë prej më shumë se 1.000 filmash, filmi kosovar Agnus Dei, me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur fituesi kryesor në kategorinë e filmit të gjatë “Best Feature Film”.
Po ashtu në njërin ndër organizimet më të rëndësishme kinematografike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Maverick Movie Awards”, aktorja Zhaklina Oshtir, ka fituar çmimin Aktorja më e mirë mbështetëse(Best Supporting Actress) për rolin e Maries në filmin Agnus Dei, transmeton Koha.net.
Në këtë event, Adnus Dei ka qenë i nominuar si filmi më i mirë, Agim Sopi si Regjisori më i mirë, Astrit Alihajdaraj si aktori kryesor më i mirë, Zaklina Oshtir si Aktorja më e mirë mbështetëse dhe Agron Vula si montazhieri më i mirë.









