• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agnelli vendos veton, ja mundësitë e vetme për Dybala

by A R
09/08/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundimisht ra poshtë mundësia e kalimit në Premier League. Negociatat me Manchester United dhe Tottenham dështuan në ditët e fundit të merkatos në Angli, e cila u mbyll dje. Megjithatë, e ardhmja e Paulo Dybala te Juventusi mbetet e pasigurt. Ylli argjentinas ka thënë gjithmonë se dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”, por duke bërë një krahasim mes asaj që mendon trajneri dhe lojtari, “Joya” nuk duket se do të jetë pjesë e projektit teknik të Maurizio Sarrit. Për këtë arsye mbetet në merkato. Ka kuriozitet për të parë nëse do të niset apo jo me pjesën tjetër të ekipit për në Stokholm, ku bardhezinjtë do të sfidojnë Atletico Madrid për “International Champions Cup”.

Sidoqoftë, nuk ka shumë mundësi për një shitje të mundshme. Hipoteza kryesore mbetet ajo e kalimit te PSG, në rast se Neymar largohet nga klubi kampion francez. Në një situatë të tillë, drejtori sportiv, Leonardo, mund të adresohet direkt te Dybala për ta zëvendësuar yllin brazilian. Për këtë arsye, deri më 2 shtator, data e mbylljes së merkatos në Itali dhe Francë, klubi bardhezi do të presë një ofertë zyrtare nga homologët transalpinë.

Në mesin e garuesve të mundshëm për Dybala, megjithatë, orët e fundit ka hyrë edhe Bayern Munich, i cili, pas dështimit në blerjen e Sané për shkak të dëmtimit serioz të lojtarit të Manchester City, po shqyrton një seri emrash. Midis këtyre, përveç Perisic të Interit, ekziston edhe Dybala. Një kalim te rivalët e Interit është pothuajse e pamundur, për shkak të “armiqësisë” që ekziston mes dy klubeve. Presidenti Andrea Agnelli, sipas asaj që ai shkruan “Il Corriere dello Sport”, ka vendosur veton e tij për të mos e shqyrtuar fare pistën zikaltër.

Interi nuk ka ndërmend ta shesë Icardi te Juventusi, nëse bardhezinjtë nuk paguajnë 75-80 milionë, ose të marrë Dybala në këmbim. Numri një i Juventusit nuk dëshiron t’ua shesë Dybala zikaltërve, sidomos pasi fituan garën për Lukaku. Për këtë arsye, pista e huaj mbetet më e mundshmja dhe më e realizueshmja për “Joya”. Ndryshe, mbetet në fuqi qëndrimi i detyruar te kampionët e Italisë, ku hapësirat për të duken të limituara, pavarësisht rokadës Allegri-Sarri.

(Telesport)

/a.r

Next Post
Ristani ‘fshikullon’ Bashën: Nuk ka strategji, PD-ja në kaos

Ristani ‘fshikullon’ Bashën: Nuk ka strategji, PD-ja në kaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

July 16, 2026
Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

July 16, 2026
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

July 16, 2026
Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

July 16, 2026
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

July 16, 2026
“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

July 16, 2026
Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In