• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

by E S
19/02/2026 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë mbrëmjen e sotme në iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, të shtruar në Tiranë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të iftarit, Kreu i Shtetit përcolli mesazhe për familjen, shoqërinë shqiptare dhe protagonistët e jetës publike, duke theksuar dimensionin shpirtëror dhe moral të Ramazanit.

Duke iu referuar mësimeve të Kuranit dhe mesazhit të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi Të), Presidenti theksoi se thelbi i agjërimit qëndron te lartësimi moral dhe devotshmëria.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu harmoninë dhe vëllazërinë fetare si një pasuri të çmuar të Shqipërisë, duke bërë thirrje që fryma e sofrës së iftarit të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet e përditshme.

Në përfundim, Presidenti i Republikës uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet, paqe dhe begati për çdo familje shqiptare.

Përshëndetja e Presidentit të Republikës,
Sh. T. Z. Bajram Begaj,
në hapjen e iftarit të parë

Me nisjen e iftarit të parë troket në vatrat tona një muaj i begatë, një muaj i begatë, i cili për çdo besimtar mysliman shënon një rrugëtim të ri shpirtëror.

Ramazani nuk është thjesht një periudhë privimi nga ushqimi dhe lëngjet. Ai është, mbi të gjitha, një shkollë e lartë e karakterit, një ushtrim i përditshëm i durimit, i vetëpërmbajtjes dhe reflektimit të thellë, është koha kur njeriu kthehet tek thelbi, tek ajo që është e rëndësishme, duke forcuar lidhjen me Krijuesin, dashurinë për familjen dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Libri i Shenjtë, Kurani, na mëson:
“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim… që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare, 2:183).

Ky ajet e vendos agjërimin në dimensionin e tij të vërtetë: si një mjet për të lartësuar moralin.
Në një kohë kur bota dhe shoqëria jonë shpesh sfidohen nga tensionet, nga polarizimi dhe nga nxitimi i vrullshëm, Ramazani vjen si një ftesë e vyer për të ulur tonet, për të dëgjuar ndërgjegjen tonë dhe për të gjetur paqen e brendshme.

Siç na udhëzon Profeti Muhamed, (Paqja e Allahut qoftë mbi Të), “Kush nuk heq dorë nga fjala e rreme dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe lëngjet”.

Ky mesazh është sot më aktual se kurrë. Agjërimi pa ndershmëri, pa drejtësi dhe pa vetëpërmbajtje në fjalë e në vepër do të mbetej thjesht një ritual, një formë, por pa përmbajtje.
Shqipëria jonë ka nevojë për këtë përmbajtje, për më shumë solidaritet njerëzor, për më shumë integritet dhe për më shumë kujdes më të sinqertë ndaj tjetrit.

Iftari është momenti i madh i bashkimit.
Rreth sofrës, ashtu siç jemi mbledhur sonte, fshihen dallimet dhe forcohen lidhjet mes familjarëve, fqinjëve dhe miqve. Kjo sofër na kujton se asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet i vetmuar, sidomos ata që përballen me vështirësi ekonomike, pasiguri sociale apo pamundësi shëndetësore.

Sakrifica personale e agjëruesit merr kuptimin e plotë vetëm kur shndërrohet në dorë të shtrirë për ata që kanë më pak.

Vendi ynë është bekuar me vlerën e çmuar të vëllazërisë fetare, një trashëgimi që ne duhet ta mbrojmë me xhelozi.

Në këtë muaj të shenjtë, le të punojmë që kjo harmoni të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet tona të përditshme.

Ju uroj nga zemra një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet e begati për çdo besimtar e çdo familje shqiptare!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Next Post
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In