• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Agjentja” amerikane humb gjurmët/ Si nisën hetimet për mashtrim dhe dokumenti fals i CIA-s që iu zbulua në banesë

by Java News
26/06/2023 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar një urdhër ndalimi për amerikanen Kelly Grigg, e cila u arrestua në 23 shkurt të një viti më parë pas një kontrolli banese të policisë së Sarandës.

Arrestimi i 45-vjeçares u bë pasi në banesë i’u gjet një sasi shumë e vogël ekstaze dhe mbetje të kanabis, si dhe një thikë.

Gjykata e Sarandës e liroi atë duke vendosur masën e sigurisë “garanci pasurore” në shumën 8 mijë euro dhe “detyrim paraqitje”.

Megjithatë Grigg duket se nuk e ka respektuar këtë masë, duke detyruar Gjyqtaren Suela Xhani që në 14 Qershor, me kërkesë të Prokurorisë, të ndryshojë masën duke caktuar tashmë “Arrest në burg”. Prokuroria ndërkohë ka lëshuar urdhër ekzekutimin e kësaj mase, duke bërë qe policia e Sarandës ta shpallë në kërkim Grigg.

Sipas Prokurorisë, nga verifikimet në sistemin TIMS, rezulton se në 18 mars Grigg është larguar nga Shqipëria përmes Rinasit duke mos u kthyer më.

Edhe pse avokati i saj tha se ajo ka qenë korrekte me zbatimin e masës por siç ka vënë ne dijeni Gjykatën në një seancë, ka pasur nënën të sëmurë në gjendje të rëndë, kjo nuk e ka bindur Prokurorinë e Gjykatën për të mos ndryshuar masën e sigurisë.

Zbulohet e vërteta e arrestimit të amerikanes Kelly Grigg

Edhe pse arrestimi i amerikanes Kelly Grigg në 2022, u tha se erdhi pasi një kontrolli banese që zbuloi drogë dhe armë të ftohtë, motivet e mësymjes se policisë në banesë ishin krejt të tjera.

Sipas dosjes hetimore “Fillimisht më datë 24.11.2021 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr.772 të vitit 2021 për veprat penale “mashtrimi” kur ka sjellë pasoja të rënda dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e shitjes, ku objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qenë veprimtaria e kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë nga ana e shtetasit Robert Preston, 60 vjec.

Në mënyrë më konkrete, veprimtaria e shtetasit amerikan Robert Preston lidhet me përdorimin nga ana e tij të dokumenteve të prodhuara në rrugë elektronike, ndër të tjerë edhe të dokumenteve të emërtuara “Service Agreement” dhe “Promissory Note” të hartuara në gjuhë angleze, të cilat mbajnë nënshkrimin elektronik të shtetasit amerikan Robert Preston, dokumente këto të cilat i ka përdorur në rrugë komunikimi elektronik apo dhe të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, nga informacionet e siguruara edhe me aplikimin e metodave speciale të hetimit, është arritur të mësohet se shtetasi amerikan Robert Preston e konsideron shtetasen amerikane Kelly Grigg si njëri shumë të afërt dhe të besueshëm të tij, shtetase kjo që dyshohet se është në dijeni edhe të faktit që shtetasi amerikan Robert Preston kish arritur të mashtronte persona të ndryshëm me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme parash.

Shtetasja amerikane Kelly Grigg përgjatë viteve 2021 – 2022 ka banuar në një apartament në Rruga “Lefter Talo” apartament në të cilin, sipas informacioneve të siguruara, janë formësuar dyshime se mund të gjendeshin dokumente (kontrata) me përmbajtje të falsifikuara dhe me logot të institucioneve të SHBA-së, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, sende këto që dyshohet se shtetases amerikane, i janë dhënë nga shtetasi Robert Preston me qëllim për t’ju shmangur një kontrolli të mundshëm dhe të befasishëm që mund t’i bëhej nga agjencitë ligjzbatuese, pasi dyshohet se kishte marrë dijeni nga shtetasja amerikane Denyce Serkin që e kish kallëzuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Nga informacionet e siguruara ka rezultuar gjithashtu se dokumentat për të cilat është dyshuar se mund të gjendeshin në apartamentin e shtetases amerikane, janë përdorur nga shtetasi amerikan Robert Preston me qëllim mashtrimin e personave të ndryshëm për arsye përfitimi material duke u prezantuar si punonjës i Departamentit Amerikan të Shtetit apo agjent sekret i shërbimeve të ndryshme të SHBA-së. Ndodhur në këto rrethana, në kuadër të hetimeve paraprake për këtë procedim penal, Prokurori ka vlerësuar të domosdoshëm edhe ushtrimin e kontrollit në apartamentin e shtetases amerikane.

Kështu më datë 23.02.2022 është ushtruar kontroll në apartamentin e shtetases amerikane Kelly Grigg, gjatë të cilit është bërë e mundur të gjenden dhe të sekuestrohen me cilësinë e provës materiale 7 kokrra të cilat të dyshuara si “ekstazi”, 1 kuti brenda së cilës kishte mbetje “canabis sattiva” dhe 1 thikë metalike. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës shtetases amerikane, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 1 dokument me mbishkrimin “Coast Guard of the United States” me numër “197986 në emër të shtetasit Robert Preston, 1 dokument me mbishkrimin “Central Intellegence Agency” (CIA) me numër “197986” në emër të shtetasit Robert Preston, dokumenta këto që u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik grafik, ku referuar aktit të ekspertimit teknik dokumentash nr8899 datë 14.07.2022 rezulton se “dokumentat ID në emër të shtetasit Robert Preston, objekte ekspertimi, janë tërësisht të falsifikuar”.(Panorama)

Next Post
Orban i jep vetes meritat për lirimin e policëve të Kosovës: Vlerësojmë shumë këtë hap të Vuçiç

Orban i jep vetes meritat për lirimin e policëve të Kosovës: Vlerësojmë shumë këtë hap të Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

March 3, 2026
VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In