Elseid Hysaj nuk e ka të ardhmen e sigurt në Napoli, nëse nga aty largohet trajneri Maurizio Sarri.
Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka thënë se e ardhmja e klientit të tij nuk është e sigurt në Napoli. Ai beson se kjo varet shumë nga qëndrimi ose jo i trajnerit Sarri.
“Merkatoja e ardhshme e Napolit do të varet më së shumti nga qëndrimi ose jo i Maurizio Sarrit në pankinë.
Tani për tani nuk është koha e duhur për të menduar për verën e ardhshme, pasi të gjithë te Napoli janë të fokusuar vetëm te fitorja e titullit kampion”, është shprehur Giuffredi për Radio CRC. (Express)