• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjenti i policisë Lami/ Truproja i Martinit në Gjykatën e Lartë, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

by Java News
17/01/2023 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi gjykata e Kurbinit por edhe ajo e Apelit në Tiranë la në fuqi masën e “Arrestit me burg” për Jeton Lamin, agjentin e forcave operacionale në policinë e shtetit, Gjykata e Lartë mbetet hallka e radhës e drejtësisë ku ai shpreson të fitojë lirinë.

Kërkesa për një masë më të butë sigurie e ish-truprojës së të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pritet të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 7 shkurt, nga relatori Sandër Simoni dhe gjyqtarët Ilir Panda e Sokol Binaj.

Lami i akuzuar për “Shpërdorim detyre” është personi kyç që mund të çojë në zbardhjen e misterit të të shumkërkuarit pasi nga hetimet rezulton që ai ta ketë shoqëruar ditët e para të gushtit të vitit të kaluar, para se 40 vjeçari të zhdukej dhe të denoncohej si i tillë nga familjarët.

Zyrtarisht Lami thuhet se nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë e Kurbinit për të treguar çfarë ai di mbi të kërkuarin e SPAK të cilin e shoqëronte ndonse për detyrë funksionale kishte ta vinte në pranga. Muajin e fundit banesa e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe u kontrollua me urdhër të SPAK ku u gjetën një sasi armësh ndërsa në një banesë që i zhdukuri frekuentonte në Surrel të Tiranës nuk u gjetën sende të kundraligjshme.

Prej 9 muajsh Martinaj kërkohet nga SPAK për llogari të operacionit “Plumbi artë” ndërsa prej 6 muajsh është denoncuar i zhdukur nga familjarët të cilët dyshojnë se i ka ndodhur një gjë e keqe./m.j

Next Post
Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, SPAK: Ja shkeljet

"Ishte shpikje"/ Rovena Voda: S’e mora kurrë arkën me peshq, çfarë më lidh me 2 zonjat e përgjuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com