• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjenti i infiltruar zbuloi bazën e falsifikimit: 2400 euro pasaportë, patentë e kartë ID italiane

by A R
18/05/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi siguron dosjen për ekspertin e IT të Gjykatës së Korçës, i cili kancelarinë e tij e kishte kthyer në një bazë të falsifikimit të dokumenteve  me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.

Hetimet kishin nisur pasi në rrugë operative u mësua se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmonin persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

Përmes rrugëve operative dhe nga biseda me burimin konfidencial u gjet një kontakt. Nr, telefonit me të cilin është biseduar është 00447….he ky shtetas jetonte në Angli. Pasi bëhet porosia tek ky numër atëherë nga ana e tij telefonohet një shtetas tjetër që bën të mundur dokumentacionin me qëllim kalimin paligjshëm të kufirit por jo vetëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentacionit por dhe duke të ofruar mundësinë e kalimit me kamion me pseudonimin “Coli”.

Një agjent I infiltruar hyri në kontakt dhe shkon në Pogradec takohet me Zheni Lolin për të kërkuar 3 dokumente italiane, konkretisht pasaportë e realizuar në emër të shtetasit Gerald Ab..  me nr.pasaporte YB…  me datë vlefshmërie 07.02.2022 deri në 06.02.2023, patent italiane datë vlefshmërie nga 14/04/2021 deri në datë 20/05/2031  dhe kartë identiteti italiane, me datë 11.05.2022 deri në 20.05.2023.

“Në momentin e dhënies së këtyre dokumentave agjentit në mbulim nga ana e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur identifikimi i targës së mjetit që ishte AA897ZO (Mercedes Benz) që i përket shtetasit Zhenika Loli ku pas verifikimit ka rezultuar 39 vjecari lindur dhe banues në Pogradec ishte i punësuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Nga burimet konfidenciale u mësua se ai kishte rolin e IT në gjykatë dhe se kishte kancelarinë ku ushtronte aktivitetin e falsifikimit të dokumentave” thuhet në dosje.

Pas marrjes së provës material pasaportë, kartë identiteti dhe patent në pasaportë dhe patenta është vënë re një parregullsi pasi tek pasaporta është shkruar tek gjinia F ndërkohë porosia është bërë për një shtetas mashkull, gjithashtu dhe tek patenta ka qënë emri Gera në vend të emrit Gerald.

Pas komunikimit me prokurorin e çështjes është bërë fiksimi provës materiale me ekspertë dhe më pas është bërë sërisht telefonatë me burimin për ti bërë dhe njëherë pasaportën dhe patentën.  Në datën 19.02.2024 u njoftuan se dokumentet ishin gati dhe mund ti merrnim.

Në këtë moment nga e prokurorisë  është arritur të merret numri i telefonit që përdorte shtetasi Zhenika Loli i cili ishte 069…. Loli i  ka kërkuar vetëm pasaportën ndërsa patentën na i ka dhënë direk aportën e ka marrë fillimisht rreth orës 15:00 dhe është shprehur se do e rregullon difikuar gjinia dhe na është dorëzuar në orën 19:43 minuta.

Pjese nga biseda e agjentit te infiltruar me IT e gjykates 

Xheni – Prosia e Thanasit në rregull është them.

Personi i autorizuar – Po në rregull.

Xheni – Ajo tjetra, ajo tjetra që do me japesh mua ti.

Personi i autorizuar – Po re po, po vella hajde. Thash.Numëroj këto ti. Më tërturove o plako.

Xheni-Në rregull.Kam ndenjur një nate në Fier vella që jam marosur fare

Personi i autorizuar- Sa jane? Janë 2400? Xheni- 2400.

Personi i autorizuar – 2400 euro. Ok

Gjithashtu agjentët kanë ndjekur dhe dokumentuar të gjithë itenerarin e lëvizjeve të Zheni Lolit

Dosja u hetua nga prokurori i Tiranës Bledar Valikaj.

Sipas hetimeve rezulton se Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Gjykata e Tiranës me firmosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.

Next Post
“Rama mund të kapë 100 mandate”/ Gjekmarkaj: Pa Berishën s’ka zgjidhje, me të s’ka fitore

“Diversiteti” një çati e madhe ku strehohen një larmi idesh për një PD fituese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite: Gazsjellësi Lindje-Perëndim është jashtë funksionit, daljet e naftës po pakësohen!

Arabia Saudite: Gazsjellësi Lindje-Perëndim është jashtë funksionit, daljet e naftës po pakësohen!

September 12, 2026
“Jam gati të takohem me Putin në Samitin e G20 në SHBA”- Zelensky jep sinjale paqeje: Duhet të flasim dhe të vendosim!

“Jam gati të takohem me Putin në Samitin e G20 në SHBA”- Zelensky jep sinjale paqeje: Duhet të flasim dhe të vendosim!

September 12, 2026
Tragjedi në Itali, vdes gruaja që dëshmoi kundër babait për vrasjen e nënës nga mafia!

Tragjedi në Itali, vdes gruaja që dëshmoi kundër babait për vrasjen e nënës nga mafia!

September 12, 2026
EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

September 12, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Po punonte për riparimit të linjës së energjisë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Belsh! Hetime për shkaqet

September 12, 2026
A mund të shndërrohet lufta SHBA-Iran në një konflikt ‘të ngrirë’ të zgjatur?

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit të tyre te Shqipëria!

September 12, 2026
VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

VIDEO/ Arratisja e shqiptarit në Greqi, edhe një i dytë tentoi por u ndalua! Ky është automjeti i aksidentuar i autorëve! Gjendet dhe arma, zbulohen pamjet

September 12, 2026
“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

“Tajlanda nuk është në shitje”- Në Bangkok nisin protestat para Ambasadës së Izraelit!

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

September 12, 2026
EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com